Thaçi dëshmitarë i mbrojtur i Speciales, kundër ish bashkëluftëtarëve?

Politika

Thaçi dëshmitarë i mbrojtur i Speciales, kundër ish bashkëluftëtarëve?

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 shkurt 2018 Në ora: 22:31
Hashim Thaçi

Kritikat ndaj politikave të Presidentit të vendit Hashim Thaçi, nuk kanë të ndalur, e sidomos pas tentimit të tij “Tinëzar” për shfuqizimin e Gjykatës Speciale përmes Kuvendit të Kosovës. 

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, për Kosovën Haxhi Shala, është paraqitur i neveritur nga politikat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, veçanërisht pas tërheqjes së tij për Gjykatën Speciale. Ai ka akuzuar Thaçin, se  asnjëherë nuk e pati shqetësim Kosovën dhe fatin e saj dhe se fatin e Kosovës e përcaktoi me fatin e tij.

Reagimi i Haxhi Shalës

Shala, nëpërmjet një postimi në Facebook, e  quan të pafytyrë kreun e shtetit derisa politiken e tij “sa për të shpëtuar veten”, e cilëson si neveritëse.

“Politika neveritëse e një njeriu. Mashtruesit ishin ata që formuan Gjykatën Speciale, sikurse edhe me mashtrim tentuan tani ta nxjerrin vetën prej saj, dhe kur mashtrimi po bëhej i dukshëm, u tërhoqën ashtu siç tërhiqen gjithmonë të ligët. Iniciuesi dhe krijuesi i Gjykatës Speciale, tani hedhë përgjegjësinë tek deputetët duke treguar pafytyrësinë e tij të pashembullt pasi që fillimisht mashtroi veteranët” thuhet në postimin që Shala ka bërë në faqen e tij në facebook.

“Ai që inicoi dhe themeloi Gjykatën Speciale dhe shumë marrëveshje të tjera të dëmshme për Kosovën po tenton të vazhdoj me mashtrimin e opinonit publik përmes deklaratave të fundit të cilat kanë për qëllim vetëm shfajësimin e vetës së tij duke u thirrur në “ruajtjen e partneritetit strategjik me ndërkombëtarët”. Ju asnjëherë nuk e patët shqetësim Kosovën dhe fatin e saj, ju fatin e Kosovës e përcaktuat me fatin tuaj, ju asnjëherë nuk e patët shqetësim fatin e shokëve tonë të akuzuar pa të drejtë për luftën tonë të shenjtë çlirimtare, ju gjithmonë ishit aty vetëm për të marrë merita, ndërsa asnjëherë për tu përballur me sfidat e vërteta. Aq shumë më kanë neveritur politikat e tij, sa që nuk po dua as të ia përmendi emrin” thuhet në postimin që deputeti Haxhi Shala ka bërë pas ndryshimit të politikës se presidentit Hashim Thaçi ndaj shfuqizimit të Gjykatës speciale.

Në lidhje me deklaratat e tilla nga deputeti i Nismës Socialdemokrate, nuk kanë dashur të flasin nga partia e tij, duke thënë se nuk diskutojnë deklarata personale të askujt. Bilall Sherifi, nga kjo parti nuk ka dashur fare të flas për ketë çështje, duke mos na lenë të kuptojmë nëse është ky një qëndrim i gjithë partisë ndaj presidentit Thaçi apo veç deputetit në fjalë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat