Deputeti i LDK-së i kundërpërgjigjet Hoxhajt: Nuk jemi në pozitë të kushtëzojmë

Politika

Deputeti i LDK-së i kundërpërgjigjet Hoxhajt: Nuk jemi në pozitë të kushtëzojmë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 shkurt 2018 Në ora: 15:59
Haxhi Avdyli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës së tij në Strasburg të Francës ka deklaruar para euro deputetëve se dialogu me Serbinë varet nga liberalizimi i vizave për Kosovën.

Me anë të një njoftimi të zyrës së kryeministrisë, Hoxhaj është takuar me mbështetësen e madhe të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, euro deputeten Tanja Fajon, si dhe euro deputetin sllovak Eduard Kukan.

Sipas Hoxhajt, nëse Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave, dialogu me Serbinë do të jetë i pakuptimtë.

“Nëse Serbia është shpërblyer shumëfish për shkak të dialogut me Kosovën, edhe Kosova duhet të shpërblehet në mënyrë të balancuar në këtë drejtim. Prandaj, nëse Kosova nuk merr liberalizimin pasi që t’i kryej detyrat e saj brenda vitit 2018, këtij dialogu do t’i humbasë kuptimi, dhe atë jo vetëm në planin politik, por edhe atë të mbështetjes së qytetarëve”, ka thënë Hoxhaj.

Në lidhje më një kushtëzim dhe deklaratë të tillë të ish Ministrit të Jashtëm nuk është pajtuar edhe Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kushtëzimet e tilla nuk duhet të bëhen sepse Kosova nuk është në pozitë të kushtëzojë.

“Kushtëzimet e tilla janë jo reale kur nuk jemi në pozitë të kushtëzojmë.  E para dialogu dhe liberalizimi nuk ndërlidhen sepse liberalizimi është proces që ka kushtet e veta. Dialogu deri më tani nuk ka dhe frytet e saj të pritura dhe duhet të shikohet formati i saj por duhet vazhduar sepse rrugë tjetër nuk ka. Por assesi të mos behën lëshime në dëm të interesave të Kosovë”, ka thënë Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat