Abazi zbulon arsyen pse dorëheqjet në Vetëvendosje po ndodhin një nga një

Politika

Abazi zbulon arsyen pse dorëheqjet në Vetëvendosje po ndodhin një nga një

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 9 mars 2018 Në ora: 19:29
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Vetëvendosje, pas dorëheqjes së kryetarit të Prishtinës nga kjo parti, Shpend Ahmetit.

Abazi tregon arsyen se pse këto dorëheqje po ndodhin një nga një dhe sipas Abazit, arsyetimet e tyre janë të turpshme.

“Dorëheqja e Ahmetit ka qenë e ditur dhe e pritur. Arsyeja që kanë bërë dorëheqje një nga një ka qenë taktike për te krijuar përshtypje se po bëhet nami dhe se në fakt të krijoj efektin e ortekut të borës. Arsyetimet janë banale dhe të turpshme. Po flasin për parime e demokraci përderisa janë po të njëjtit që kanë marrë vendime dhe po të njëjtit që janë takuar me Rrahim Pacollin për të bërë koalicione. Arsyeja që duhet patjetër zgjedhje dhe dorëheqje është se Ahmeti nuk përfaqëson konceptin politik e as organizativ të Vetëvendosjes”,-thotë Abazi për “Bota sot”.

Ndërsa mendon se Prishtina po përdoret për të treguar muskujt për udhëtime jashtë vendit për interesa personale.

“Arsyeje tjetër është që Prishtina nuk mund të vuaj nëpër katër vite nga joserioziteti dhe qasja djallëzore. Prishtina po përdorët për te treguar muskuj për udhëtime jashtë dhe për rehabilitim të apetiteve personale dhe jo për të kryer obligimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve dhe për ta bërë Prishtinën kryeqytet të shtetit të pavarur. Vitin e kaluar Komuna e Prishtinës ka shpenzuar vetëm 37% të buxhetit për rini dhe kulturë ndërsa të rinjtë dhe sektori i kulturës është duke hequr të zinjtë e ullirit për të siguruar fonde për aktivitetet dhe avancim te punës se tyre. Kjo tregon se nuk ka fokusim ne agjende përmbajtjesore por në gjera të kota”-përfundoi Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat