Millaku: Vetëvendosja e bëri Shpendin kryetar, u tregua i pamoralshëm

Politika

Millaku: Vetëvendosja e bëri Shpendin kryetar, u tregua i pamoralshëm

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 10 mars 2018 Në ora: 13:12
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, thotë se Vetëvendosja përkohësisht do ta ndiej dorëheqjen e Ahmetit, dhe se Shpendi është treguar i pa moralshëm me dorëheqjen e tij.

“Përkohësisht edhe mund të ndikojë dorëheqja e Shpendit nga Vetëvendosja, mirëpo shumë shpejt do të rikuperohet. Nuk është e sinqertë që po sa të fitohet mandati të dorëhiqet nga partia e ta mbajë postin e kryetarit. Njeriu jo vetëm në jetë të përditshme por edhe në politikë duhet të ketë moral. Besimi i dhënë i qytetarëve ishte pikërisht se Shpendi ishte në Vetëvendosje, nuk po flas si deputete por si një aktiviste e thjeshtë, të gjithë kishin punuar që Shpendi të fitonte mandatin jo të dorëhiqet pasi ta merr mandatin. Nëse kjo do të kishte ndodhur në Prizren e dimë mire që qytetarët e kishin ndëshkuar prandaj para se të merr një vendim duhet të analizohet mire”,-u shpreh Millaku.

Ajo thotë se nuk duhet t’i mohohet personaliteti Shpendit, mirëpo Vetëvendosja e ka sjell në krye të Prishtinës.

“Postet dhe pozitat janë qytetarët që na i dhanë, po të ishte ashtu secili do të duhej të kandidonte si i pavarur prandaj për këtë them se njeriu duhet të ketë moral edhe në politikë, po të ishte i pakënaqur ai është dashur si burrë të jap dorëheqje nga posti i kryetarit, sepse aty Vetëvendosja e ka ulur por edhe duke mos e mohuar personalitetin e tij. Sa i përket rënies së Vetëvendosjes, mund të flas vetëm sa i përket Prizrenit dhe komunës së Dragashit, të dy komunat ka anëtarësime rekorde në këto 2 muajt e parë të vitit. Besoj shumë se do të dalim edhe më mirë në zgjedhjet e ardhshme”,-përfundon Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat