Kodi i ri penal trembë politikanët e përfshirë në korrupsion

Politika

Kodi i ri penal trembë politikanët e përfshirë në korrupsion

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 mars 2018 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

“Mendoj se tani rritja e dënimit nuk bënë ndonjë ndryshim, nëse veç subjektet për të zbatuar ligjin janë te kapur nga politika. Në sistemin tonë juridik, si në polici, ashtu edhe në prokurori dhe gjykata, ka kuadro të paaftë në kryerjen e detyrave komfor ligjit. Atje kemi njerëz me të kaluar të ndryshme dhe shumë të dëmshme, gjë që bënë kuadrin e tillë lehtë të shantazhuar”, ka thënë Muhamet Kelmendi.

Ministria e Drejtësisë e ka finalizuar ditë më parë draftin me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat përmbajnë ndëshkime më të ashpra për veprat penale që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe terrorizmin. Veç tyre, për konfliktin e interesit janë paraparë edhe dënime me burg, krahas gjobave.

Image
Muhamet Kelmendi

Duke folur rreth asaj se si vlerësohet Kodi i Ri penal nga partitë politike, njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi, nuk mendon se me norma juridike duhet vepruar kështu sikundër është çështja e normave juridike, kuptohet në Kodin Penal.

Sipas tij, Kosova ka pasur dhe ka ligje mjaft të mira në të gjitha fushat dhe kjo për faktin se ligjet tona janë kopje e ashpër e ligjeve të shteteve të UE.

“Mendoj se tani rritja e dënimit nuk bënë ndonjë ndryshim, nëse veç subjektet për të zbatuar ligjin janë te kapur nga politika. Në sistemin tonë juridik, si në polici, ashtu edhe në prokurori dhe gjykata, ka kuadro të paaftë në kryerjen e detyrave komfor ligjit. Atje kemi njerëz me të kaluar të ndryshme dhe shumë të dëmshme, gjë që bënë kuadrin e tillë lehtë të shantazhuar”, ka thënë Kelmendi.

Vettingu si zgjidhje

Ai mendon se Kosovës i duhet një VETTING i gjerë në tëra këto mekanizma juridike dhe të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Definitivisht mendoj se pa s ’pastrim të këtyre organeve, asnjë masë, as edhe ligjet më të ashpra, nuk e ndalin korrupsionin. Korrupsioni dhe krimi ndalen me s’pastrim të njerëzve të sistemit të tillë dhe natyrisht me ndaljen e ndikimit te politikes ne sistem juridik. Këtu duhet vepruar”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Image
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se vendi asnjëherë nuk ka vuajtur nga mungesa e ligjeve edhe pre çështje të terrorizmit, por edhe për çështje të luftimit të korrupsionit.

Sipas tij, një prej mundësive për korrupsion është edhe mos parandalimi i konfliktit të interesit.

“Ndryshimet e propozuara për Kodin e Ri penal janë më tepër në interes të tentimit për lënien e perceptimit kjo qeveri me të vërtet dëshiron të luftoj këto dukuri aq të dëmshme për shtetin e Kosovës. Posaçërisht, është interesantë rritja e dënimeve për raste të aktiviteteve terroristë të cilat aktivitete askush që është normal nuk i përkrah dhe të gjithë i gjykojnë. Dhe pas kësaj parashihet edhe rritja e dënimeve për raste koruptive. Dhe të përsërisim edhe një herë, qeveria e cila ka me shume ministri se Kina, dhe me shume zv /kryeministra, dhe zv/ ministra se sa secili shtet evropian”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë, se Kosova është një prej shteteve më të vogla në Evropë edhe për nga popullsia edhe për nga territori dhe nëse vazhdon me presion për demarkacionin me Malin e Zi, do të jemi shtet edhe më i vogël territorialit, së paku për 8200 h.

“Askush nuk e merr seriozisht këtë propozim për ngritje të dënimeve për rastet e përmendura. Dhe ashtu siç e thash dhe më parë në ligje kemi, por nuk kemi vullnet politik për të aplikuar këto ligje kur ka të bëjë me politikën dhe me njerëz të lidhur me politikën”, ka thënë avokati  Gashi.

Image
Blerim Burjani

Burjani: Kosova nuk është pa ligje por nuk ka zbatime

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike e juridike  Blerim Burjani ka thënë se Kodi Penal ka shumë provizione ligjore pozitive madje edhe pa ndryshuar fare.

Sipas tij, marrja e hapave për ndryshim të Kodit vjen nga secila parti dhe secili koalicion që merr pushtetin, por kjo asnjëherë nuk ka garantuar se është luftuar korrupsioni apo dukuria e konfliktit të interesit.

“Problemi më i madh në Kosovë është zbatimi e jo rishikimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm i ligjeve apo kodeve, sepse ekziston një skepticizëm i madh se do të ketë zbatim dhe monitorim të vazhdueshëm nga Kuvendi. Pra, në Kosovë guximi ekziston në ndryshim por jo në zbatim kështu shpjegohen hapat e Ministrisë së Drejtësisë. Andaj, mendoj se nuk është problemi i ashpërsimit të normave apo të politika ndëshkimore, por zbatimi efektiv sepse përmes zbatimit kemi ruajtjen e rendit dhe ligjit, barazisë para ligjit të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Burjani.

Ai  konsideron se duhet të ketë zbatim dhe vlerësim të këtij zbatimit, por jo vetëm letra të fuqishme dhe të pa zbatueshme.

“Kosova nuk është pa ligje por nuk ka zbatime, sepse asnjë vendim i gjyqësorit nuk është për rastet e njerëzve të involvuar nga politika dhe pasurimi pa bazë., prandaj edhe lind pyetja se kush do ti besojë këtyre temave? Jam i bindur se askush nga ne nuk do të besojë se këto ligje zbatohen, se për ndryshe ligjet dhe kodet çdo kush që po vjen në krye po i propozon për ndryshime. Dhe pikërisht BE-ja është jashtëzakonisht skeptike në këtë çështje sepse ka zbatim efektivë dhe përmirësim të gjendjes dhe sigurisë më të madhe për të gjithë qytetarët”, a thënë Burjani.

Konflikti i interesit në Qeveri

Sipas tij, në këtë shtet ekziston nepotizmi dhe punësimi diskriminues që lidhet për interesin publik, pasi njerëzit punësojnë fëmijët e tyre, nga njerëz të ashtuquajtur politikan.

“Të tillët merren me dërgim në punë nëpër Ambasada, duke punësuar familjarë të tyre  dhe duke shkaktuar çdo kund rrëmujë. Pra, nuk ka gjë prej kësaj teme, pasi konflikti i interesit lidhet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhe ashtu sikurse nepotizmi këto janë vepra të kundërligjshme por askush nuk dëshiron të merret me këtë dhe askush deri më tani nuk ka dhënë  ndonjë përgjegjësi penale, as për konflikt interesi që supozohet të jetë administrative e jo penal. Sepse kështu është trajtuar konflikti i interesit në Kosovë, sepse kryeministri Haradinaj ka bërë konflikt interesi, duke rritur kështu paga madje, asgjë nuk ka ndodhur me shkarkimin e tij, e madje as votë mosbesimi, atëherë vallë çfarë është kjo”, ka  thënë Burjani.

Ai ka thënë, se mund të bindemi e këtë çështje vetë nëse në rezultat thuhet se sa aktgjykime janë nxjerr për njerëzit të cilët kanë bërë pabarazi kushtetuese në punësim.

“Shumica e politikanëve për të mos thonë të gjithë kanë keqpërdor detyrën zyrtare me konflikt interesi dhe nepotizëm, andaj këtu nuk ka se si të arsyetohen gjërat e tilla. Dhe pikërisht për këtë mendoj se duhet të ketë rezultat, e jo ligje koti për të ndryshuar. Le të zbatojnë këtë infrastrukturë të bollshme ligjore, e pastaj kur këtë ta zbatojnë si duhet atëherë mund të flitet se çka më tutje do të bëhet dhe nëse vërehen se ka zbrazëtira, atëherë Kosova ka një kod penal të mjaftueshëm dhe një Kod për procedurë të mirë”, ka thënë njohësi i çështjeve Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat