A do të jetë asociacioni i komunave serbe problem i ardhshëm i Kosovës?

Politika

A do të jetë asociacioni i komunave serbe problem i ardhshëm i Kosovës?

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 13 mars 2018 Në ora: 21:10
Asociacionin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi në Bukuresht se këtë muaj, por edhe muajt në vijim, do të ketë “shumë muhabete rreth Kosovës”, pas informatave që dolën se Kosova vazhdon të kundërshtojë formimin e Asociacionit të komunave Serbe.

Mirëpo si do të veprojë Kosova pas këtij lloj kërcënimi të presidentit serb?

A do të jetë marrëveshja për Asociacionin problemi i radhës i Kosovës që nuk do të arrihet të zgjidhet?

Image
Imer Mushkolaj

Lidhur me këtë çështje analisti politik Imer Mushkolaj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë po cenohet integriteti i Kosovës“Çdo kompromis rreth Asociacionit, ndryshe prej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është i dëmshëm dhe nuk duhet të lejohet. Nëse kjo ndodh jo vetëm që është shkelje e kushtetutës, por edhe cenim i integritetit dhe sovranitetit te Kosovës” ka përfunduar Mushkolaj, përcjell “Bota sot”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat