Deputetja e Alternativës në parlamentin e Kosovës Mimoza Kusari Lila në një prononcim për “Bota sot” ka akuzuar qeverinë Haradinaj për mos transparencë.
Këto deklarata ish Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë i bëri për mos prezantim të projekteve të miratuara nga BERZHI në Kuvendin e Kosovës, nga Bajram Hasani ministër i Tregtisë dhe Industrisë, po ashtu edhe nga kryeministri Haradinaj.
“Kjo qeveri është gjithçka vetëm transparente nuk është, unë kam deklaruar publikisht se nuk ka pasur asnjë shpjegim të projekteve që i kanë prezantuar, për deri sa nuk i kanë prezantuar në Kuvend apo para Komisionit për Buxhet dhe Financa. Kjo qeveri ka treguar që nuk është kompetent as me gjërat më bazike të ekzekutivit e lere më me diçka më politike. Ne si deputetë nuk kemi njohuri rreth financave apo projekteve që do të miratohen nga BERZH”, ka përfunduar Kusari Lila.