Akreditimi i avokatëve, më nuk ka asnjë pengesë për ngritjen e aktakuzave nga Specialja

Politika

Akreditimi i avokatëve, më nuk ka asnjë pengesë për ngritjen e aktakuzave nga Specialja

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 14 mars 2018 Në ora: 15:44
Selia e Gjykates Speciale

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar sot Listat e Mbrojtësve për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve dhe viktimave, ose të cilitdo personi tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit.

Pas publikimit të listës se avokateve të akredituar po fillon të nënkuptohet edhe fillimi i punës funksionale se gjykatës dhe ngritjes se shpejt të aktakuzave të para. Tani më nuk ka asnjë pengesë ligjore për ngritjen e aktakuzave.

Image
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për “Bota sot” se akreditimi i avokatëve mbrojtës nga Gjykata Speciale, nënkupton se tanimë është përmbushur kriteri ligjor për të ofruar të drejtën për avokat mbrojtës për personat që potencialisht mund të akuzohen nga Prokuroria, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi në Kosovë.

“Rrjedhimisht tanimë nuk ka asnjë pengesë ligjore apo procedurale për ngritjen e aktakuzave, arrestimin dhe dërgimin e personave në Hagë për të u ballafaquar më procese gjyqësore. Sigurisht se ngritja e aktakuzave dhe arrestimeve varet nga ajo se sa prokurorët janë afër kompletimit dhe përfundimit të tyre, gjithmonë duke marrë për bazë kompleksitetin e rasteve që ata trajtojnë”, ka thënë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat