Kuçi kritikon qeverinë: Jo shpenzime enorme për qejfe personale

Politika

Kuçi kritikon qeverinë: Jo shpenzime enorme për qejfe personale

SUZANA RUGOVA Nga SUZANA RUGOVA Më 15 mars 2018 Në ora: 15:30
ilustrim

Me 62 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim deputetet e Kuvendit të Kosovës e kishin votuar në parim projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 i cili është në vlerë prej 1 miliard e 829 milionë euro.

E për këtë shumë të madhe, në kuvend po flitet se Qeveria po e keqpërdorë buxhetin e Republikës së Kosovës.

Për këtë çështje, analisti Gurakuq Kuçi thotë se shfrytëzimi i mjeteve monetare pa nevojë tregon nivel të ulët të moralit të zyrtarëve të institucioneve.

Image
Gurakuq Kuçi

‘’Të gjitha institucionet e Kosovës që nga paslufta kanë pasur në krahasim me rezultatet shpenzime të shumta në çështje të udhëtimeve zyrtare, në dreka apo darka zyrtare, pastaj në shpenzime të telefonave, veturave zyrtare e gjëra të tjera. Shfrytëzimi i këtyre mjeteve pa nevojë tregon nivelin e ulët për nga morali të zyrtarëve në institucione. Sepse mbi të gjitha, çdo herë mund të gjenden mënyra për keqpërdorime, por niveli i lartë në moral dhe ngritjet e tij shkollore, edukative dhe me meritokraci, e mbajnë një njeri brenda skrupujve, dhe nuk lejojnë të keqpërdoret para publike, taksat e qytetarëve të cilët nga puna e tyre e mundimshme mbushin buxhetin e Kosovës. Përmirësime në këtë lëmi duket se nuk po bën as qeverisja e tanishme, përkundër një përpjekje që shpejt u harrua që ishte në fillim të mandatit. Shpenzimet për çështje të sipërpërmendura dhe çështje të tjera duhet të jenë karshi rezultateve në punë, dhe jo shpenzime enorme për qejfe personale. Kjo fatkeqësi institucionale mund të ndryshohet vetëm me një reformë të thellë në administratë dhe në klasën politike, pasi fajtor për këtë nuk janë ligjet por njerëzit që për qëllime dhe interesa të caktuara i lejojnë dhe i mundësojnë keqpërdorimin e buxhetit të Kosovë, qoftë nga qeveria, kuvendi dhe institucione të tjera, pa dalluar ata me poste administrative apo politike’’, përfundon Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat