Njohësi i çështjeve juridike tregon zgjidhjen për Demarkacionin

Politika

Njohësi i çështjeve juridike tregon zgjidhjen për Demarkacionin

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 18 mars 2018 Në ora: 22:31
Ilustrim: Vija kufitare

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të martën, prej orës 16:00 të mbahet seanca për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Koalicioni aktual thotë se i kanë siguruar 79 vota dhe janë në kërkim edhe të një votë.

E,  lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” shprehet skeptik se mund të ratifikohet Demarkacioni ditën e martë.

Burjani thotë se ende nuk është e qartë, nëse koalicioni aktual i ka votat e mjaftueshme.

Image
Blerim Burjani

“Nuk po është e qartë asnjëherë nga ky koalicion se sa vota ka. Pra, a ka vota të mjaftueshme. Deri më tash thonë se i mungon herë një votë, e herë dy vota, e herë tre vota. Këtu nuk ka ide të kalojë ky demarkacion”, tha Burjani.

Ai propozon të ketë një marrëveshje, që në pako të votohet edhe Demarkacioni si dhe të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, qeveria aktuale nuk ka sinqeritet në zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit.

“Ideja e LDK-së është që shteti të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Më së miri është të ketë një marrëveshje përfundimtare, që në pako të votohet edhe demarkacioni edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nëse veç ka kësi lloj konsensusi, më lehtë është të bëhen 80 vota. Në të kundërtën nuk më duket se ka sinqeritet në këtë temë, pra, që t’i japin këtij koalicion përfitues dhe zhvatës të buxhetit vota për të shpëtuar qeverisjen më të dobët dhe më katastrofale për zhvillimin e brendshëm të Kosovës”, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat