Paralajmëron Milaim Zeka: Nëse dështon ratifikimi i Demarkacionit kjo gjë e pret Kosovën

Politika

Paralajmëron Milaim Zeka: Nëse dështon ratifikimi i Demarkacionit kjo gjë e pret Kosovën

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 19 mars 2018 Në ora: 13:26
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në një prononcim për “Bota sot” thotë se koalicioni aktual i ka numrat për seancën e nesërme.

Zeka tregon se vota e tij dhe e subjektit që përfaqëson është pro Demarkacionit.

“Koalicioni aktual po thotë se i kemi votat edhe unë po them se i kemi votat. Unë mund t’ju them se Nisma dhe vota ime është pro Demarkacionit. Këta që po thonë se i kemi votat, ishalla nuk po rrejnë. Unë parimisht mendoj se janë votat dhe se qëndrimi i Nismës është që të votohet Demarkacioni”, është shprehur Zeka.

Ndërsa, sipas tij, nëse edhe nesër dështon votimi marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, oposioni i vetëm është izolimi i vendit.

“Nëse edhe nesër dështon ratifikimi i Demarkacionit, janë dy pasoja që e presin vendin, izolohet Kosova dhe kemi me shku te pika kryesore e që është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë jam për, si dhe Nisma Socialdemokrate është për”, ka përfunduar deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka për "Bota sot".

Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër, prej orës 16:00, të mbahet seanca për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Derisa dihet se për ratifikimin e kësaj marrëveshje nevojiten 80 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat