Deputetja e LDK-së paralajmëron zgjedhje nëse nuk miratohet demarkacioni

Politika

Deputetja e LDK-së paralajmëron zgjedhje nëse nuk miratohet demarkacioni

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 19 mars 2018 Në ora: 17:01
Besa Gaxherri

Deputetët e Republikës së Kosovës nesër i pret një ditë e ngarkuar, pasi që ata kanë në dorë një çështje madhore me të cilën Kosova po përballet tash e tri vite.

Pas dështimit të dy seancave radhazi për shënimin e vijës kufitare me Malin e ZI, nesër kjo pikë do të vijë prapë në seancë për votim, edhe pse nuk dihet nëse koalicioni qeverisës i ka siguruar 61 votat e mundshme për kalimin e demarkacionit.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka thënë për “Bota sot” se qeveria Haradinaj duhet të jap dorëheqje .

“Kuptohet tashmë se në qoftë se qeveria nuk po mund të i sigurojë votat dhe demarkacioni do të jetë prapë problem, në qoftë se nuk i kanë 61 vota, ne e kemi thënë që nga fillimi se kjo qeveri duhet me dhënë dorëheqje, duhet të shkojë sa më shpejtë, me i shpallë zgjedhjet edhe me shku në zgjedhje te jashtëzakonshme”, ka përfunduar Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat