Haxhiu tregon rrugën që do të ndjekë VV për SHIK-un, ja çfarë thotë për LDK-në

Politika

Haxhiu tregon rrugën që do të ndjekë VV për SHIK-un, ja çfarë thotë për LDK-në

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 19 mars 2018 Në ora: 17:17
Albulena Haxhiu

Iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës për hetimin e Ish Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), duket se do të nxjerr debat të ashpër në Kuvend derisa pritet që këtë hetim ta përkrah edhe LDK-ja.

Kërkesa e vetëvendosjes është që qytetaret ta kuptojnë se kush në fakt është SHIK dhe e kaluara e tij që shpesh është quajtur edhe kriminale.

Deputetja e lëvizjes  Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka thënë për “Bota Sot” grupi parlamentar i Vetëvendosjes do t’i takoj shefat e grupeve parlamentare tjera për të kërkuar përkrahje në këtë iniciative.

“Ne na duhen 40 nënshkrime për  të ecur tutje. Sot  në  mbledhje  të kryesisë  dhe grupit tonë  parlamentar kemi  vendosur që t’i takojmë shefat e grupeve parlamentare. Nëse nuk marrim mbështetjen nga ata, duhet të takojmë deputetë të  tjerë individualisht. Unë i kam shkruar shefit të  grupit parlamentar të LDK-së por ende s’kam pranuar përgjigje”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, shpresojnë në mbështetjen edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Në fakt nëse ata i kanë përnjëmend  akuzat ndaj SHIK-ut atëherë do të duhej ta mbështesnin iniciativën tonë. Qytetarët duhet ta kuptojnë se cila është e vërteta për SHIK-un. Por nëse LDK nuk e mbështetë ketë  iniciativë, duhet të përgjigjet para qytetareve dhe sidomos elektoratit për hipokrizinë”, ka përfunduar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat