“Koalicioni nuk do ta hedhë në votim demarkacionin, pa siguri të numrave”

Politika

“Koalicioni nuk do ta hedhë në votim demarkacionin, pa siguri të numrave”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 mars 2018 Në ora: 15:40
Ramush Haradinaj- Kadri Veseli

Kanë mbetur edhe pak minuta që nga fillimi i seancë së Kuvendit të Kosovës për votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ndërkaq tashmë zëra janë shtuar se do të dështojë edhe kjo seancë.

Përkundër, që krerët e shtetit janë shprehur optimist për ratifikimin e kësaj marrëveshje sot, analistët politikë thonë se në rast se ata nuk i kanë votat nuk do ta hedhin në votim.

Analisti politik, Artan Murati ka thënë për “Bota sot” se rrethanat politike të krijuara nga demarkacioni kanë bllokuar institucionet.

Mirëpo, sipas tij, koalicioni qeverisës nëse nuk është i sigurtë, atëherë nuk do ta hedhë në votim këtë marrëveshje.

Image
Artan Murati

“Rrethanat politike të cilat janë krijuar qysh prej nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit, e deri më tani kanë prodhuar një polarizim të subjekteve politike që assesi nuk po largohet dhe ka bllokuar rrjetën institucionale dhe kjo është shtrirë edhe në institucione tjera. Sot koalicioni qeverisës prapë nuk do ta hedhë në votim demarkacionin, nëse nuk janë të sigurtë që i kanë numrat e mjaftueshme, sepse nëse do të dështojë votimi i marrëveshjes, atëherë marrëveshje nuk do të ketë” ka pohuar Murati.

Sipas tij, deputetët duhet të jenë në nivel të lartë, profesional dhe moral.

“Tani është parafytyrim tjetër i nënshkrimit sidomos në legjislaturën e pestë dhe po vazhdon në legjislaturën e gjatë, që deputetët dëshirojnë të faktorizohen në mënyra të ndryshme, duke pasur qoftë kërkesa politike, qoftë kërkesa tjera në këmbim të votës së tyre, uroj të mos ndodh kjo edhe pse ka elemente të tilla. Ajo që është e sigurtë është se nuk do të hidhet në votim nëse nuk i kanë votat, por mbetet të shihet, ka pasur deklarime të koalicionit se sot do të votohet demarkacioni dhe i kanë votat, por duhet të shihet edhe roli i LDK-së. Në përgjithësi LDK-ja do ta përkrahë këtë marrëveshje, por ka edhe deputetë të veçantë, si z.Kelmendit i cili ka thënë se ka pasur kërcënime, edhe pse nuk e di se çfarë lloj kërcënime do të mund të jenë, shpresoj të mos ketë kërcënime sepse deputetët nuk duhet të kërcënohen. Por, mos harrojmë që ata duhet të jenë në nivelin më të lartë të tyre, jo vetëm profesional, por edhe moral, sepse kanë përgjegjësi ndaj votës së qytetarëve”, ka shtuar Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat