Hoti tregon 9 ambasadorët e dekretuar për kthim, ja kush do t’i emërojë të rinjtë

Politika

Hoti tregon 9 ambasadorët e dekretuar për kthim, ja kush do t’i emërojë të rinjtë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 11 prill 2018 Në ora: 21:03

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ), e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, e ka dërguar dekretin për kthimin e nëntë ambasadorëve të Kosovës nga shtetet ku kanë shërbyer deri më tani.

Muaji Qershor mbetet t’i mbledhë përsëri nëntë ambasadorët, të cilët kthehen nga vendet ku kanë shërbyer deri më tani.

Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti për “Bota sot” ka treguar ambasadorët e dekretuar për kthim.

Hoti ka theksuar ambasadorët e rijnë do të emërohen në bashkëpunim në mes kryeministrit dhe presidentit.

Image
Besnik Hoti

“Dekretet për kthimin e ambasadoreve janë në funksion të rrotacionit të rregullt të ambasadoreve. Atyre ju përfundon mandate katër vjeçare, disa prej të cilëve e përfundojnë mandatin e dyte pa ndërprerje, pra pa u kthyer asnjëherë ne MPJ. Është e saktë se ju është bërë e mundur që të kthehen ne muajin qershore ngase shume prej tyre kanë fëmijët të cilët e përfundojnë mësimin në atë periudhe. Ky nuk është veprim i jashtëzakonshëm dhe nuk ka te beje me asnjë proces tjetër apo paragjykim. Është thjeshte një ndërmarrje e rregullt e bazuar në Ligjin për Shërbimin e  Jashtëm dhe Ligjin për MPJ-ne. Emërimi i ambasadoreve që do të zëvendësojnë ata qe tashme kane pranuar dekretet për kthim është përgjegjësi e Ministrit të Punëve të Jashtme i cili propozon, dhe në konsultim me Kryeministrin dhe Presidentin vendosin për dekretimin e shefave  të ri të misioneve diplomatike të Republikës. Duhet të vë theksin tek obligimi ligjor i cili saktësisht e përcakton komponenten politike dhe atë diplomateve të karrierës të ambasadorëve, që është 50-50%. Pra duhet të vendoset baraspesha e përcaktuar me ligj”, ka thënë Hoti.

“Nga radhët e të dekretuarave për kthim Lirim Grajcevci - Londër, Edon Cana – Konzull ne Strasburg, Vjosa Donruna – Hage, Ylber Hysa – Shkup, Shpend Kallaba – Sofje, janë të emëruar politik, ndërsa Avni Spahiu – Ankara, Valdet Sadiku – Beograd, Rexhep Boja – Riad, Nexhmi Rexhepi – Lublane, janë diplomat karrierë. Grupi i dytë pritet të zënë pozita menaxheriale në MPJ, ndërsa të emëruarit politik bazuar në ligj, janë të lirë nga shërbimi” ka përfunduar Hoti për gazetën “Bota sot”.

Vlen të theksohet se Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile ankohen se ambasadat kosovare janë shndërruar në çerdhe për rehatimin e militantëve politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat