Asociacioni me kompetenca ekzekutive, legalizon ndarjen e Kosovës

Politika

Asociacioni me kompetenca ekzekutive, legalizon ndarjen e Kosovës

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 12 prill 2018 Në ora: 17:18
Ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, legalizon ndarjen e Kosovës.

“Nëse Asociacioni merr kompetenca ekzekutive dhe mban këtë emërtim, Bashkësia e komunave serbe,  rreziku është ndarja e Kosovës në një periudhe të ardhshme 3 deri në 5 vjet, sepse kjo legalizon ndarjen etnike në Kosovë”, thotë Burjani për “Bota sot”.

Image
Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk duhet të pranojnë në asnjë variant të lejohet bosnjizimi i Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, në një deklaratë publike ka thënë se katër serbët të “Ekipit Menaxhues” po e përpilojnë statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, dhe çdo muaj po raportojnë në Bruksel.

Nga ana tjetër, LDK dhe Vetëvendosje po e kundërshtojnë raportimin e katër serbëve në Bruksel.

Sipas tyre, dërgimi i çështjes së themelimit të Asociacionit në Bruksel, i jep mundësinë Serbisë që të involvohet në punët e brendshme të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat