Pasi e akuzuan se po rren, Pacolli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës e Blerta Deliu-Kodrës

Politika

Pasi e akuzuan se po rren, Pacolli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës e Blerta Deliu-Kodrës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 12 prill 2018 Në ora: 18:55
Fitore Pacolli -Dalipi,

Lajmi se shtetasit e Kosovës do të mbesin ende në izolim dhe nuk do të udhëtojnë as ketë vit pa viza jashtë vendit të tyre, shkaktoi shumë zhurmë në sferën politike. 

Fitore Pacolli-Dalipi, anëtare në Komisionin për Integrime Evropiane, pas një takimi me përfaqësuesit e zyrtarët evropian, tha se zyrtarët evropian kanë deklaruar se edhe këtë vit nuk do të ketë liberalizm  të vizave.

Ishte Blerta Deliu Kodra, deputete e PDK-së, ajo e cila përmes një shkrimi, tha se deklaratat e deputetes së VV-së janë plotësisht të pavërteta. Pas saj, reagoi edhe deputeti Milaim Zeka, i cili theksoi se deklaratat e Pacollit janë “rrenë e kulluar”.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se zyrtarët evropian nuk e thanë troç që nuk do të ketë liberalizm të vizave, mirëpo lanë të nënkuptohet që vendi është larg liberalizmit.

“Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk e thanë në mënyrë direkte, në mënyrë të qartë, por e bënë me dije se nuk do të ketë afat pozitiv.  Blerta Deliu, ka qenë e pranishme në komision dhe ka dëgjuar të gjitha diskutimet, i ka dëgjuar të gjithë deputetët që kanë folur. Por, po të kishin dhënë shpresë që këtë vit do të ketë liberalizim të vizave, edhe diskutimi do të kishte qenë më i mirë. Diskutimi ka qenë shumë kritik si nga Ilir Deda, ashtu edhe nga Milaim Zeka dhe ne patëm qasje kritike, me të cilën shumicën e komenteve që i dhanë, ata unë pajtohem, deputetët e tjerë munden të thonë nuk është e vërtetë, por është si e kanë kuptuar ata. Ndërsa unë e theksoj që sa i përket diskutimit, ata kanë lënë të nënkuptojnë që nuk do të ndodh liberalizimi i vizave. Asnjë zyrtar i BE-së  nuk e thotë troç që nuk ka me pas liberalizmi të vizave”, ka shtuar tutje Pacolli.

Sipas deputetes Pacolli, zyrtarët e BE-së, tregonin që nuk është bërë arritja e duhur në luftimin e korrupsionit, që është kriter edhe sa i përket listës së dënimeve, konfiskimeve të cilat po kërkohen.

“Janë 40 raste të cilat i ka identifikuar qeveria, këto janë të nivelit të ulët e jo të lartë”, ka theksuar ajo. 

Deputetja e VV-së ka komentuar edhe deklaratat e Blerta Deliut, e cila i kishte quajtur gënjeshtra deklaratat e saj të fundit.

Pacolli ka theksuar, se nuk e ka lexuar ende deklaratën e Deliut, mirëpo ka treguar për vazhdimin e diskutimit pas mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane.

“Unë duke dal prej sallës i thash Blertës, Blertë a je duke e ditur që nuk ka liberalizm të vizave këtë vit?

Ajo tha: Po bre, po shpresojmë të paktën të e marrim rekomandonim pozitiv, e tani këta janë ka shpresojnë veç me pas rekomandim pozitiv, kjo mjafton për ta. 

Por pa marrë parasysh, nëse e marrim rekomandimin prej komisionit, ai nuk ta siguron që ka liberalizm të vizave, sepse shtetet vendosin, nuk duhet me rreziku me i falë 8000 hektarë tokë, përderisa ne nuk e kemi të sigurt liberalizmin e vizave që ndodhë këtë vit. Krejt poenta ka qenë pro demarkacioni, mirëpo demarkacioni ka qenë dashur me u rishiku, t'i përmirësojmë gabimet, pastaj me ratifiku”, është shprehur ajo.

Pacolli ka rikujtuar se LVV ka qenë që të diskutohen të dyja, edhe përmirësimi i demarkacionit, edhe luftimin e korrupsionit.

“Ata nuk kanë dashur dhe njerëzit filluan të mendojnë se sapo të ratifikohet demarkacioni do të ketë liberalizim të vizave.  Unë i kam  shënuar frazat që kanë thënë në gjuhen angleze, ata thoshin “I hope” (shpresoj)  që Komisioni Evropian ka me dhënë rekomandim pozitiv, nuk kanë thënë që do të ketë. Unë konstatimin tim e kam ndërthurur në bazë të fjalimit që ata e mbajtën para neve edhe unë i thashë atyre që presioni ka qenë i pa përballueshëm për me kaluar demarkacioni, tash nuk jem askund me liberalizm të vizave”, është shprehur Pacolli.

Ajo ka theksuar, se iu është dhënë edhe një informatë nga zyrtarët e BE-së, të cilët sipas saj, kanë thënë se Komisioni Evropian, do të ketë edhe një vlerësim tjetër në maj ku do të vrojtojë arsyet tjera që çojnë deri në liberalizmin e vizave.

“Mirëpo kjo mbetet të shihet tek në muajin Maj. Në bazë të raportit të famshëm që e ka fshehur Ministria ku jep më shumë detaje sa i përket luftimit të korrupsionit”, është shprehur ai. 

Pacolli, në fund ka komentuar edhe reagimet e njëpasnjëshme të deputetëve të Kosovës.

“Janë reagime të vrullshme për shkak se ata e kanë votuar demarkacionin, dhe qysh kanë me u ndi para njerëzve,  kur ta marrin vesh që nuk ka liberalizim, ata kanë dëshirë që së paku të marrin rekomandime pozitive nga Komisioni, që njerëzve me ju thonë që ne e kemi bërë punën tonë, por është faji i Bashkimit Evropian”, ka përfunduar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat