Dhuna në Parlament, Vata: Pa larguar këtë klasë politike Europa do mbetet ëndërr

Politika

Dhuna në Parlament, Vata: Pa larguar këtë klasë politike Europa do mbetet ëndërr

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 prill 2018 Në ora: 22:30
Dhuna në Parlament

Analisti shqiptar, Ilir Vata ka folur për “Bota sot” rreth gjendjes së krijuar sot në seancën e Kuvendit shqiptar.

Ai ka thënë se Parlamenti shqiptar ishte në gjendje shoku dhe se në fakt ishe dashur që të kishte një pakt kombëtar për integrimin e Shqipërisë.

Image
Ilir Vata

“Parlamenti shqiptar sot ishte në gjendje shoku, në kaos mendimi, ne përpëlitëm për të fshehur realitetin ku ndodhë, ishte në tët pjetën e së shkuarës së politikës së vjetër nga dhe vjen. Në fakt sot parlamenti duhet të kishte një pakt kombëtar për integrimin e Shqipërisë, pasi me 17prill pritet që Shqipëria të marr lajmin madh të hapjes se negociatave me BE”, thënë Vata.

Gjithashtu, ai ka shtuar se  një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që parlamenti demonstrojë dhunë dhe se të korruptuarit përpiqen të bashkojnë forcat e se keqes për të destabilizuar vendin.

“Në fakt ndodhi ajo që s`duhet, parlamenti demonstrojë dhunë si për ti treguar Europës barbarinë në vend të vlerave europiane, sepse thellë politika ka në thelb paligjshmërinë, korrupsionin, frikën nga drejtësia dhe sot nxori në pah fytyrën e vërtetë të politikës, pas për 27 vite përpiqet të arnojë politikën e vjetër si një model në kohë moderne. Shteti në Shqipëri është hibrit sepse politika vjen nga e shkuara e regjimit komunist e ndërsa shqiptarët turren me shpirte drejte Europës, politika i tërheq nga e shkuara. Drejtësi dhe reforma në tërësi po ecën para dhe sa më shumë procesi vazhdon të korruptuarit përpiqen të bashkojnë forcat e se keqes për të destabilizuar vendin, thjeshtë dhe vetëm se duan ti shpëtojnë drejtësisë”, ka potencuar ai.

Për më tepër, ka thënë se në kuvend u tregua fytyra e vërtet të politikes dhe se pa larguar këtë klasë politike Europa do mbetet ëndërr.

“Parlamenti sot ngriti dhunën në podin e foltores së kuvendit për të treguar fytyrën e vërtet të politikes, barbarinë e saj dhe shkaktares së vërtete të gjendjes në Shqipëri. Sot parlamenti tregoi se kjo klasë politike duhet përmbushur, që shqiptaret të shpëtojnë nga e keqja. Pa larguar këtë klasë politike Europa do mbetet ëndërr, siç edhe ka mbetur 27 vite nga rrëzimi i diktaturës”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat