“LDK e di pse nuk do ta hetojë SHIK-un”, ja çka thotë Selimi për akuzat e Haradinajt

Politika

“LDK e di pse nuk do ta hetojë SHIK-un”, ja çka thotë Selimi për akuzat e Haradinajt

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 13 prill 2018 Në ora: 08:35
Rexhep Selimi dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ndër çështjet e shumta që ka folur në intervistën dhënë për gazetën kombëtare “Bota sot”, është edhe ajo e hetimit të SHIK-ut, dhe akuzat e Haradinajt ndaj tij në Kuvend.

Selimi thotë se LDK-ja është duke e mbajtur peng hetimin e SHIK-ut.

“Nuk e di saktësisht pse, por një gjë dihet se hetimi i SHIK-ut është mbajtur peng nga LDK-ja tash e tri legjislatura me radhë. Tashmë e kemi përgjigjen e qartë se LDK-ja nuk do që ta hetojë SHKI-un. Ata e dinë përse!”, ka thënë Selimi.

Ndërsa, për akuzat e Haradinajt, ai ka thënë se duhet të pyetet kryeministrit se çka ka dashur të thotë.

“Është mire ta pyesni Haradinajn se çka ka dashur të thoshte më atë. Nëse e ka problem që unë kam shpëtuar nga lufta dhe nga paslufta le ta thotë ai. Jo unë!”, ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat