“Emërimi i shefit të AKI-së, do të jetë ndonjë servil personal i Thaçit”

Politika

“Emërimi i shefit të AKI-së, do të jetë ndonjë servil personal i Thaçit”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 14 prill 2018 Në ora: 19:47
Hashim Thaçi

Analisti politik, Faton Mehemti, ka komentuar për “Bota sot” vendimin e Ramush Haradinaj i cili vendosi që emërimin e shefit të ri të AKI-së, t’ia lë në dorë Thaçit.

Ai thotë se Hashim Thaçi po e shfrytëzon kryeministrin Haradinaj për pazare të tij politike, ndërsa ky i fundit sipas Mehmetit, po pranon çdo gjë nga Thaçi për arsye ta vazhdojë ëndrrën e tij e të qenurit kryeministër.

Image
Faton Mehmeti

“Disa here është dëshmuar ndikimi i madh qe Thaçi ka pasur ndaj Ramushit, ky i fundit i nënshtruar gjithmonë ne kërkim te postit te kryeministrit. Në kuadër të kapjes së shtetit, Thaçi ka fituar nën kthetrat e tij edhe AKI-në, përmes se cilës po realizon pazaret e tija me diktatorin Erdogan dhe shërbimet serbe. Prandaj, Ramushi është i detyruar të pranoj çdo gjë nga Hashimi vetëm që të vazhdoj së jetuari ëndrrën e tij e të qenurit kryeministër”- tha Mehmeti.

Ai thotë se emërimi i shefit të AKI-së, do të jetë ndonjë person i Thaçit, e kjo është arsyeja sipas Mehmetit që Thaçi po e vonon emërimin e shefit të ri.

“Emërimi i shefit te AKI-së, do jetë ndonjë servil personal i Thaçit, andaj Hashimi po heziton së emëruari derisa të gjej servilin e tij. Thaçi, gjithmonë e ka përdorur Ramushin për te arritur qëllimet e tija, dhe ende po vazhdon ta shfrytëzoj”- përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat