Qeveria e zhytur në mish, populli në uri

Politika

Qeveria e zhytur në mish, populli në uri

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 15 prill 2018 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Pas fjalimeve hipokrite në Koshare, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, ministrat etj,  iu kthyen zakonit të vjetër- pangopësia dhe për këtë kanë zgjedhur që të festojnë së bashku në hotelin e këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishit, Xenit. Si gjithmonë, në darkat dhe ndejat e Thaçit e Haradinajt, edhe këtë herë bie në sy luksi i shfrenuar, ku tavolina ishte përplot me pije dhe mish. Pamëshirësia e pangopësia e elitës politike, mund të lidhet me nevojën e saj për të nxjerrë sa më shumë fitime. Pangopësia me pushtet e para është ves i një klase politike të kriminalizuar, e cila nuk njeh shtet ligjor. Sigurisht se nuk u mungojnë paratë, të cilat nuk dihen nga e kanë burimin. Mungesa e transparencës financiare, sidomos tek Hashimi dhe Ramushi  është një vështirësi e zakonshme, derisa qytetarët shohin si zhvillohen veprimtari publike gjigande pa u shfaqur asnjë faturë.

Fatkeqësisht shoqëria s’ka synuar të frenojë qeverinë në rrugën e saj dhe të përmbysë klasën sunduese, që e shikon si të kalbur në thelb. Prandaj duhet revolta kundër klasës sunduese, në mënyrë që  kësaj klase sunduese do t’i duhet të ndryshojë mënyrën si qeverisë Kosovën. Këta që han mish janë shkëputur nga realitei ku jeton populli më i varfër në Evropë, këta e kanë rrëshqite sistemin politik në konfuzion e tymosje politike, sidomos sistemin ekonomik në anarki të plotë e pështjellim. Prandaj edhe kanë frikë, mjafton të përmendim numrin e madh të bodigardëve me të cilët mbrohen dhe rrethohen kudo ku shkojnë.

Por, mishi a thua ishte i Belgjikës apo jo?

Ramushi dhe Hashimi, por edhe oligarkët e tyre, e kanë ngrënë Kosovën tani e 19 vjet pas lufte dhe po vazhdojnë ende të hajnë në kurriz të qytetarëve të vendit. Nuk është krenari që një kryemistër të jetë “viq” , pa fije dinjiteti dhe  ndikimi pozitiv për vendin. I ndajnë pazaret dhe i bashkon sofra, mishi, sintetizim i pangopësisë së një kaste të korruptuar dhe në shërbim të bizneseve të tyre. Nëse mishi do ishte i Blegjikës, do ishte gjëja e duhur që e meritojnë, së paku do merrnim frymë pak më lirshum. Në të gjithë botën karakteri dhe morali i politikanëve lë shumë për të dëshiruar, por vështir të gjendet një vend tjetër si Kosova ku një grusht horrash dhe gangsterësh politikë nuk dijnë fare ku është fundi i durimit të popullit. Derisa hanë mish dhe populli vdes urie, nuk mund të presësh tjetër nga një koalicon qeverisës, që jo vetëm s’ka kurrfarë kontributesh në të mirë të shoqërisë shqiptare, por në të gjitha vendimet i kanë sjellë  dëme të mëdha pa dhënë fare. Andaj, mishi nuk po del të ketë qenë i prishur, pasi asgjë nuk iu ndodhi as presidentit, as kryeministrit, ose nuk iu bën dëm as mishi i prishur. Por, dëmin më të madh po e paguan Kosova, që po ushqen ata që po ia vrasin ëndrrat dhe të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat