Analisti politik: Lufta kundër korrupsionit, vështirë të zgjidhet nga kjo qeveri

Politika

Analisti politik: Lufta kundër korrupsionit, vështirë të zgjidhet nga kjo qeveri

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 15 prill 2018 Në ora: 13:39
Ilustrim

Analisti politik Blerim Burjani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në Kosovë, e veçanërisht çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se korrupsioni është temë e vështirë për tu zgjidhur nga kjo qeveri, dhe mendon se fundi i saj mund të jetë në muajin Maj.

“Luftimi i korrupsionit është temë e vështirë të zgjidhet nga kjo qeveri,pra ka zgjidhje por nuk ka status, ,Kosova do të vazhdojë të mbetet e izoluar, nuk ka asnjë lëvizje për zgjidhje ,pra, kjo qeveri mund të bie lehtë deri në Maj”,-u shpreh Burjani.

Image
Blerim Burjani

Tjetër arsye që kjo qeveri mund të bie sipas Burjanit, është edhe Gjykata Speciale, sepse presioni ndërkombëtar po rritet.

“Nuk shohë zgjidhje përpara për këto tema, prandaj mendoj se kjo qeveri do të bie në Maj dhe mund të ketë zgjedhje ose në Qershor. Gjithashtu mundësi tjetër është që kjo qeveri të bie për shkak të Gjykatës Speciale, pasi presioni ndërkombëtar po rritet”,- përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat