Pas dënimit, flet avokati i familjes Zeka, tregon se si do të veprojnë

Politika

Pas dënimit, flet avokati i familjes Zeka, tregon se si do të veprojnë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 16 prill 2018 Në ora: 14:47
Aulon Zeka

Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së sotme ka vendosur për dënimin e të akuzuarve rreth vrasjes së Aulon Zekës.

I mituri i parë është dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, e mitura e dytë me 3 vjet masë edukative, ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj.

Menjëherë pas shpalljes se akuzës ishin familjarët e Aulonit, ata të cilët reaguan, ku nuk u shprehën të kënaqur lidhur me dënimin e të miturës R.G e cila ishte dënuar me 3 vite masë edukative.

Lidhur me këtë çështje Skender Musa, avokati i familjes Zeka, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se do të kërkojnë nga Gjykata që R.G të dënohet me 5 vite.

Image
Skender Musa

“Ne do të paraqesim ankesë për ashpërsim të sanksionit penal për të miturën R.G pasi që mendojmë se ka vend për shqiptim të një dënimi me të ashpër”

Tutje Musa shtoi se Gjykata nuk ka mundur të shqiptojë dënim më të madh për të akuzuarit për arsye të moshës së tyre

“ Sa I përket kohës së mbajtjes në burg, nuk ka dënime për të mitur më shumë, maksimumi është 10 vite, ndërsa për të akuzuarën e dytë R.G maksimumi ka qenë 5 vite.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë. Seancat e këtij gjykimi kanë qenë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat