Lufta brenda parlamentit shqiptar dhe lëvizja e fuqishme e opozitës

Politika

Lufta brenda parlamentit shqiptar dhe lëvizja e fuqishme e opozitës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 18 prill 2018 Në ora: 09:17
Kuvendi i Shqiperise

Ditë më parë, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ishte paraparë që të mbahej një seancë normale ku do të zhvillohej debat, por nga një gjë e tillë u shndërrua në incidente të ndryshme. Deputetët e opozitës, bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar,

Për këtë, nga Byroja ka marrë vendim për përjashtimin e ministrit i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe deputetëve të opozitës Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. 

Presioni qytetar ndaj opozitës

Lidhur me eskalimin e situatës në Kuvendin shqiptar, kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi, ka thënë për “Bota sot” se parlamenti pati një incident që duket se është vazhdimësi e ngjarjes që shoqëroi vendosjen e traut të pagesës në Kukës para disa ditësh.

Image
Artur Roshi

“Opozita është duke kërkuar lirimin e të arrestuarve kuksianë si njerëz që u ngritën për të ruajtur mbijetesën, bukën e gojës, të cilën vendosja e traut në rrugën e kombit jua rrezikonte. Në këndvështrimin tim trau i rrugës së kombit është një barrierë e konsiderueshme penguese për Kosovën dhe këtu del bllof demagogjia e qeverisë për vendime bashkuese në mbledhje të përbashkëta me qeverinë e Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se situata në parlamentin e Shqipërisë është reflektim i gjendjes anksioze të ekonomisë së shqiptarëve.

“Opozita vepron si rezultat i presionit të qytetarëve për të ndryshuar gjendjen e mjerimit qe i ka kapluar, pra është në rolin e mekanizmit të demokracisë si e vetmja shpresë që vepron në kornizën kushtetuese. Vendimi për përjashtimin e ministrit të jashtëm dhe disa deputetëve është një procedurë parlamentare që aplikohet kur ka gjeste joetike të parlamentarëve dhe përveç nivelit vulgar të qeverisë, ka edhe një domethënie thelbësore që ka të bëjë me "pushtetin plaçkë " në mendjen e përfaqësuesve të politikës dhe jo të shërbimit si sipërmarrje në adresë të qytetarëve që i kanë votuar”, ka deklaruar Roshi.

Lufta brenda Kuvendit

Kurse,  profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi  ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë ka nisur një luftë parlamentare ndryshe nga çdo herë tjetër më parë.

Image
Enver Bytyçi

“Opozita përdori mjete jot ë forta, si miell, vezë etj me qëllim që ta paralizojë seancën parlamentare, ndërkohë që gjatë gjithë javës nuk kishte marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve.  Pas protestës së qytetarëve të Kukësit për të kundërshtuar taksën në rrugën e Kombit duket se qytetarët shqiptarë janë zgjuar,, kanë marrë kurajo dhe duan që të ndalin arrogancën e qeverisë Rama. Opozita kërkon që t’I bashkohet revoltës së qytetarëve, e pse jo edhe t’i udhëheqë ata”, ka potencuar ai.

Për më tepër, ai ka shtuar se ngjarjet në parlament dhe kërkesa e opozitës për lirinë e të burgosurve kuksianë të protestës si dhe kërkesa tjetër për përjashtimin e Ramës për dhjetë ditë nga parlamenti, kanë thelluar krizën e mosbesimit midis palëve dhe duken si prelude i përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

“Mazhoranca përmes Taulant Ballës po e akuzon opozitën për veprime të qëllimshme për të bllokuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Të gjitha qeveritë në Shqipëri dhe ato të rajonit e kanë përdorur kundër akuzën si mjet për të zhvleftësuar aksionet politike të opozitës. Por ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se mjetet që përdori opozita nuk ishin të dhunshme. Nuk pati mjete të forta apo gaz lotsjellës. Me miell e me vezë ndoten xhaketat ashtu të pista të deputetëve, por nuk dëmtohet shëndeti I askujt. Megjithatë mazhoranca përjashtoi nga seanca plenare për dhjetë ditë katër ose gjashtë deputetë të opozitës si dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, I cili iu kundërvu opozitës duke hedh ujë mbi ta”, ka potencuar Bytyçi.

Për më tepër, ai ka thënë se përjashtimi i Bushatit është një hile e vogël e mazhorancës për të dhënë mesazhin se “ne marrim masa edhe kundër tanëve”.

Lëvizje e fuqishme e opozitës

“Por në fakt kjo ka të bëjë me justifikimin e mos përjashtimit të kryeministrit, i cili në seancën e para dy javëve pati fyer shqiptarët rëndë në stilin e tij prepotent”, ka theksuar profesori.

Më tutje, ai ka thënë se ka filluar një lëvizje e fuqishme e opozitës, e cila nuk do të guxojë të ndalet e ta ndërpresë aksionin e saj politik.

“Dhe kjo do të thotë se priten kriza të thella politike në vend. Nëse qeveria dhe zoti Rama do të tërhiqen për të mos bërë të fortin, ka shpresë se zgjidhja do të jetë pa dhimbje. Në të kundërt, rritja e agresivitetit dhe arrogancës së qeverisë mund të nxitë përshkallëzimin e dhunës. Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar kur zoti Rama mori gjithë “tepsinë” për vete po tregon se është larguar shumë nga metodat demokratike të qeverisjes. Ai po uzurpon të gjitha pushtetet, po luan fort deri me fyerje të rënda kundër opozitës, po kërcet dhembët kur qytetarët protestojnë dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lloj alternative se si do të menaxhojë ekonominë në rënie të vazhdueshme të Shqipërisë”, ka deklaruar ai.

Në fund, Bytyçi ka thënë se në Kuvend është dëshmuar se situata është shpërthyese.

“Është detyrë e qeverisë të ndalë shpërthimin e të ulet në dialog, të njohë gabimet e saj dhe të pajtohet me opsionet e opozitës. Në një rend demokratik opozita ka gjithnjë të drejtë në kërkesat e saj”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

Destabilzimi i vendit

Ndërsa, analisti shqiptar, Ilir Vata, ka thënë se Parlamenti shqiptar ishte në gjendje shoku dhe se në fakt ishe dashur që të kishte një pakt kombëtar për integrimin e Shqipërisë.

Image
Ilir Vata

“Parlamenti shqiptar sot ishte në gjendje shoku, në kaos mendimi, ne përpëlitëm për të fshehur realitetin ku ndodhë, ishte në tët pjetën e së shkuarës së politikës së vjetër nga dhe vjen. Në fakt sot parlamenti duhet të kishte një pakt kombëtar për integrimin e Shqipërisë, pasi me 17prill pritet që Shqipëria të marr lajmin madh të hapjes se negociatave me BE”, thënë Vata.

Gjithashtu, ai ka shtuar se  një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që parlamenti demonstroi dhunë dhe se të korruptuarit përpiqen të bashkojnë forcat e se keqes për të destabilizuar vendin.

“Në fakt ndodhi ajo që s`duhet, parlamenti demonstrojë dhunë si për ti treguar Europës barbarinë në vend të vlerave europiane, sepse thellë politika ka në thelb paligjshmërinë, korrupsionin, frikën nga drejtësia dhe sot nxori në pah fytyrën e vërtetë të politikës, pas për 27 vite përpiqet të arnojë politikën e vjetër si një model në kohë moderne. Shteti në Shqipëri është hibrit sepse politika vjen nga e shkuara e regjimit komunist e ndërsa shqiptarët turren me shpirte drejte Europës, politika i tërheq nga e shkuara. Drejtësi dhe reforma në tërësi po ecën para dhe sa më shumë procesi vazhdon të korruptuarit përpiqen të bashkojnë forcat e se keqes për të destabilizuar vendin, thjeshtë dhe vetëm se duan ti shpëtojnë drejtësisë”, ka potencuar ai.

Për më tepër, ka thënë se në kuvend u tregua fytyra e vërtet të politikes dhe se pa larguar këtë klasë politike Europa do mbetet ëndërr.

“Parlamenti sot ngriti dhunën në podin e foltores së kuvendit për të treguar fytyrën e vërtet të politikes, barbarinë e saj dhe shkaktares së vërtete të gjendjes në Shqipëri. Sot parlamenti tregoi se kjo klasë politike duhet përmbushur, që shqiptaret të shpëtojnë nga e keqja. Pa larguar këtë klasë politike Europa do mbetet ëndërr, siç edhe ka mbetur 27 vite nga rrëzimi i diktaturës”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat