Deputeti i VV-së: Nuk pritej diçka tjetër nga Raporti i Progresit

Politika

Deputeti i VV-së: Nuk pritej diçka tjetër nga Raporti i Progresit

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 18 prill 2018 Në ora: 14:21
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi, në një prononcim për “Bota sot” tha se nga Raporti i Progresit për Kosovën nuk është pritur diçka tjetër.

Sipas Lajqit, kjo vije për shkak të menaxhimit të dobët në shumë fusha.

Por, ai thotë se kjo mënyrë e qeverisjes është praktikuar edhe nga partitë tjera, që më parë kanë udhëhequr me vendin.

Image
Ali Lajqi

“Trend i vazhdueshëm  i qeverisjes në shumë fusha. Një menaxhim i dobët, me performancë të dobët, në fakt edhe çfare po jepen. Ndërsa nuk është pritur diçka tjetër.  Tashmë dihet se kjo mënyrë e menaxhimit është e përsëritur edhe nga PDK, LDK dhe tash edhe nga AAK dhe këto çështje janë një paralajmërues për ndryshime të mëdha thelbësore, shtetërore,  institucionale e shoqërore”, tha ai.

Tutje, deputeti i Vetëvendosjes thekson se zgjedhjet janë një prej opsioneve më të mira.

“Ndryshmet po rrjedhin ngadalë dhe mund të themi se kemi një menaxhim jo të favorshëm, jo të mirë dhe pa perspektivë dhe një prej opsioneve për një zgjidhje janë edhe zgjedhjet e parakohshme”, tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi për “Bota sot”.

Kujtojmë se Komisioni Evropian dje ka prezantuar Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe Kosova. Ndërsa, gjetjet e këtij raporti, Brukseli dukshëm ia faturon dështimet koalicionit aktual “PAN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat