Rreziku i helmimit të figurave publike në Kosovë. Flet eksperti i sigurisë

Politika

Rreziku i helmimit të figurave publike në Kosovë. Flet eksperti i sigurisë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 18 prill 2018 Në ora: 16:43
Ilustrim

Profesori i studimeve të sigurisë, Avni Islami në një prononcim për “Bota sot”, thotë se nuk beson se Kosova do të jetë cak i sulmeve ruse për helmimin e figurave publike, ashtu siç ndodhi më rastin “Skripal” në Britaninë e Madhe.

“Mendojë se Kosova nuk do të jetë target i helmimeve të tilla, sepse nuk jemi ne ata që në botën e spiunazhit dhe të gjeostrategjisë globale që jemi ne vendim marrje ata qe vendosim”, thotë Islami për “Bota sot”.

Por, ai thotë se institucionet e Kosovës nuk duhet të jetë krejtësisht neglizhente sa i përket këtij rreziku.

“Nuk jam i prirë të iu besojë mediave që janë të dirigjuara nga Putini dhe pasuesit e tij. Si do që të jetë. As një kërcenim nuk duhet të neglizhohet e as nënçmohet. Helmimeve të profilit të lartë, deri më sot iu kanë ekspozuar pak figura ose disa agjent të dyshuar rus. Është Anglia një vend që me gjithë atë infrastrukturë teknologjike dhe resurseve njerëzorë dhe prap ndodhi. Helmimet e sofistikuar ku po akuzohet Rusia”, shtoi Islami për “Bota sot”.

Ndryshe, Britania e Madhe, SHBA-të dhe disa shtete me demokraci liberale, përfshirë edhe Shqipërinë kanë dëbuar ambasadorët rus, pasi Londra akuzon Kremlinin për akuzim të agjentit, Skripal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat