Eksperti i arsimit tregon problemin me shkollat serbe në Kosovë

Politika

Eksperti i arsimit tregon problemin me shkollat serbe në Kosovë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 18 prill 2018 Në ora: 19:37
Foto nga pjesa veriore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, në seancën e Kuvendit të Kosovës deklaroi se shkollat serbe në vend vazhdojnë të aplikojnë sistemin e Republikës së Serbisë dhe jo të Republikës së Kosovës.

Ai tha se këto shkolla vazhdojnë të mos raportojnë në MASHT.

Ndër të tjera Bytyçi duke iu përgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, tha se në dokumente bëhen përpjekje për integrime të komuniteteve, por sipas tij fatkeqësisht shkollat serbe ende mësojnë me sistemin e Serbisë.

Image
Dugagjin Pupovci

Lidhur me këtë çështje drejtuesi i qendrës për arsim të Kosovës, Dugagjin Pupovci në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo është dëshmi se sistemi I shteti serb vazhdon të jetë I pranishëm në Kosovë.

“Shkollat serbe në Kosovë janë në varësi të Ministrisë së Arsimit në Beograd, i zbatojnë programet mësimore të Serbisë, ndërsa nxënësit e këtyre shkollave pajisen me dëftesa të Serbisë. Kjo është dëshmia më e mirë se sistemi paralel i shtetit serb vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë. Në afat të gjatë, kjo qasje sjell jostabilitet, sepse edukohen gjenerata të tëra të të rinjve, jo për t’u integruar në shoqërinë kosovare, por për të jetuar krejtësisht jashtë realitetit. Megjithatë, problemi është, në radhë të parë i karakterit politik dhe jo arsimor, prandaj edhe tejkalon autorizimet e MASHT-it. Mendoj se këtu duhet të veprojë Qeveria, në kuadër të agjendës për shuarjen e pranisë së shtetit serb në Kosovë, e cila, ka dhënë rezultatet e para në disa fusha.” ka thënë Pupovci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat