Të larguarit nga VV drejt konsolidimit të subjektit të ri

Politika

Të larguarit nga VV drejt konsolidimit të subjektit të ri

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 19 prill 2018 Në ora: 12:17
Grupi i Deputetëve të Pavarur, të cilët ishin pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që javëve të ardhshme të formojnë partinë e re.

“Ne si Grup i Pavarur i Deputetëve së bashku me objektet e aktivistëve që janë larguar nga Vetëvendosje, kryetarët e Qendrave që janë larguar, jemi duke punuar bashkërisht që brenda javëve të ardhshme të dalim me një subjekt politik. Se çfarë do të jetë emri i subjektit politik dhe si do të organizohemi, çfarë do të jetë programi dhe platforma politike, ne jemi duke punuar dhe besoj që do t’i bëjmë publike edhe për opinionin”, ka thënë Deputeti Faton Topalli për “Bota sot”.

Grupi i Deputetëve të Pavarur, të cilët ishin pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që javëve të ardhshme të formojnë partinë e re. Sipas deputetëve nga ky grup, të larguarit nga Vetëvendosje janë duke punuar bashkërisht për partinë e re.

Deputeti Faton Topalli, që është në mesin e 12 deputetëve që janë larguar nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, thotë se ata janë duke punuar për platformën politike, programin dhe emrin e partisë së re.

Topalli: Së shpejti do të dalim me një subjekt politik

Ai ka treguar për  “Bota sot”, se janë të hapur për bashkëpunime me të gjithë ata që pajtohen me programin e tyre dhe sipas tij, të gjithë ata që janë të interesuar për një subjekt të së majtës, mund t’iu bashkëngjiten.

Image
Faton Topalli

“Ne si Grup i Pavarur i Deputetëve së bashku me objektet e aktivistëve që janë larguar nga Vetëvendosje, kryetarët e Qendrave që janë larguar, jemi duke punuar bashkërisht që brenda javëve të ardhshme të dalim me një subjekt politik. Se çfarë do të jetë emri i subjektit politik dhe si do të organizohemi, çfarë do të jetë programi dhe platforma politike, ne jemi duke punuar dhe besoj që do t’i bëjmë publike edhe për opinionin. Ne jemi të hapur për të gjithë ata që pastaj pajtohen me programin tonë të na bashkëngjiten, natyrisht që kemi bërë edhe tani gjatë këtyre ditëve që kushdo që është i interesuar për një subjekt të ri, që do të jetë qendër e së majtës mund të na bashkëngjitet. Ne jemi të hapur për ata që kanë orientim social-demokrat dhe në këtë rast shfrytëzoj që t’i ftojë të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkëngjiten një subjekti të ri t’i bëjmë bashkërisht pjesët e programit, do të jemi shumë të hapur për të gjithë”, ka thënë Faton Topalli.

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje arriti të siguronte 32 ulëse në Kuvend. Por, zhvillimet brenda kësaj partie dhe zgjedhjet e brendshme, ndikuan në përçarje të brendshme dhe largim të disa prej figurave kyçe nga ky subjekt politik.

Largimi i 12 deputetëve të cilën formuan grupin e ri parlamentar Grupi i Deputetëve të Pavarur dhe kthimi i Donika Kadaj-Bujupit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, pothuajse ka përgjysmuar numrin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili aktualisht ka 19 ulëse në Kuvend.

Analistët politikë thonë se ky grup duhet sa më parë ta gjejë rrugën e vet dhe të jetë ndryshe nga Vetëvendosja, sepse përndryshe mbetet fraksion i VV-së.

Image
Ramush Tahiri

Tahiri: Mirë që nuk pati polemika për emrin

Analisti politik, Ramush Tahiri, thotë se Grupi i Pavarur i Deputetëve duhet që sa më shpejt ta mbajë Kuvendin themelues të miratojë statutin, programin dhe platformën politike si kusht për regjistrimin e subjektit politik.

Sipas Tahirit, është mirë që dy krahët e dalë nga Vetëvendosja nuk janë përlarë për trashëgimin dhe për mbajtje të emrit.

“Është shumë e kuptueshme që grupi i deputetëve të pavarur i shkëputur nga Lëvizja Vetëvendosje duhet ta gjejë rrugën e vet të përcaktimit ideologjik gjë që edhe e bënë duke u përcaktuar si socialdemokrat, dhe rrugën e vet praktike duke themeluar një parti të re që e regjistrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës që e paraqesin në KQZ dhe me të cilën garojnë në zgjedhjet parlamentare të cilat si duket do të mbahen këtë vit, pra në tetor si zgjedhje të parakohëshme porse ka gjasa që zgjedhjet parlamentare të mbahen si të jashtëzakonshme gjatë muajit qershor. Grupi i Deputetëve të Pavarur pra deri në pushimet e verës duhet të mbajë Kuvendin themelues të miratojë Statutin, programin dhe platformën politike si kusht për regjistrimin e subjektit politik. Nuk po duket që këta njerëz janë për shkurt në politikë dhe që karrierën ta përmbyllin me këtë mandat deputeti pasi synimet duhet t’i kenë më afatgjata. Është mirë që dy krahët e dalë nga Vetëvendosja nuk u përlanë për trashëgiminë dhe kush duhet ta mbaje legalitetin dhe emrin Vetëvendosje si ka ndodhë me parti të tjera”, ka pohuar Tahiri.

Sipas Tahirit, mbetet të shihet në cilën parti do të shkonte elektorati që i ka votuar 33 deputetët e Vetëvendosjes.

“Tash do të ishte politikisht e pandershme dhe jokorrekte të parashikohet se me cilën parti do të shkonte elektorati që i votoi 33 deputetët e Vetëvendosjes dhe sa vota shkojnë në emër te partisë e sa në emër të individit, pra personalitetit pa hyrë në fushën e spekulimit, të animit e të propagandës. Mbetet të shihet edhe se kush do të bëhet udhëheqësi i partisë së re: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj apo Dardan Sejdiu edhepse është e qartë se këto tri figura ashtu si edhe Shqipe Pantina do të jenë në funksionet kryesore. Nuk pres që të ketë pakënaqësi gjatë zgjedhjes së udhëheqësisë drejtuese të partisë edhe pse në situatën aktuale politike në Kosovë asnjëherë nuk i dihet, sepse nuk është njejtë si në platformën anti Albin si në ate për koncept e vizion të ri”, ka theksuar Tahiri.

Image
Blerim Burjani

Burjani: Të mos kenë koncept të njëjtë me VV-në

Ndërkaq, Blerim Burjani analist politik, thotë se nëse partia e re e (GDP) ka koncept të njëjtë sikur Vetëvendosja, atëherë më mirë të mos formohet fare.

Sipas Burjanit, nëse formohet partia e re, duhet të jetë plotësisht ndryshe nga VV-ja dhe partitë tjera.

“Nëse kanë koncept të njëjtë me VV më mirë, është të mos formojnë fare parti, sepse ai koncpet edhe e ka sjellë ndarjen e partisë dhe interesat personale dhe inidividuale brenda këtij subjekti, edhe nëse themelohet partia e re duhet të jetë plotësisht e ndryshme nga VV dhe nga partitë tjera tash cili do të ishte koncpeti është përcaktim i tyre , sidoqoftë vështir e kanë të sjellin  intelektual deri më tash duket të mos ketë fare lëvzije, e as kontakte me klasën intelektule nga kjo parti e re që mund të themelohet, pra duhet të punohet intenzivisht duhet biseduar me të gjithë gati intelektualë , biznesmen, për të bërë një parti që do të tërheq elektorat për vete”, ka nënvizuar Burjani.

I pyetur rreth votave që mund t’i grumbullonte kjo parti e re, Burjani thotë se ata duhet të bëjnë biseda me shumë njerëz për të shkuar drejt një partie të re, në të kundërtën mbeten fraksion i VV-së.

“Nuk ka të dhëna se ky grup i pavavrur ka kontaktuar dhe po kontakton njerëz të ndryshëm të profileve në Kosovë,  pra s’ka të dhëna, e as informata, tash varet nga ata krejt çka dëshirojnë. Nëse veç dëshirojnë të themelojnë parti, duhet të bëhen shumë biseda me shumë njerëz për të shkuar deri te një parti e re, në të kundërtën mbetet fraksion i VV-së, ndoshta nuk është ide e keqe të legalizohet vetëm si fraksion brenda VV-së dhe të vendosen parimet të udhëheqjes së VV-së në mënyrë të përbashkët, por të ketë koncept që ka VV është e pamundur për të arritur, që t’i marrin votat”, ka përfunduar Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat