Burjani tregon se si mund të ndalet “Lugina e Diellit”

Politika

Burjani tregon se si mund të ndalet “Lugina e Diellit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 prill 2018 Në ora: 15:33
Lugina e Diellit

Vendbanimi i ri i quajtur “Lugina e Diellit” në Mitrovicën e Veriut, është duke u ndërtuar, pavarësisht kundërshtimeve të autoriteteve qendrore të Kosovës që pretendojnë se ky projekt nuk ka leje.

Projekti i mbështetur nga qeveria e Serbisë për t’u ofruar strehim rreth 300 familjeve të serbëve të kthyer në veriun e Kosovës, është duke vazhduar në heshtje.

Image
Blerim Burjani

Duke folur rreth asaj çfarë masash duhet të ndërmerren nga institucionet për ndalimin e punimeve në “Luginën e Diellit, dhe sa ka rrezik që shtëpitë në “Luginën e Diellit” të ndërtohen për banor të ardhur serb që nuk janë shtetas të Kosovës dhe si do të parandalohet një gjë e tillë, njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani ka thënë për “ Bota sot” se punimet mund të ndalen vetëm me reagim të organeve të rendit, përndryshe do të punohet sikur të ishte kjo komunë në Serbi.

“Nuk ka gjasa që të dëgjohet pushteti në Prishtinë në asnjë temë sa i përket komunave veriore, edhe pse shteti i Kosovës do duhej të shtrijë plotësisht sovranitetin në veri pasi të gjitha vendimet e qeverisë së shtetit të Kosovës duhet të respektohet dhe të zbatohen. Kështu si është situata veri dhe aty ku vendos Beogradi, vështirë se do të ketë veprim të vullnetshëm të serbëve lokal në atë pjesë të shtetit të Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat