Zogaj tregon çka ndodhë me Kosovën dhe opozitën nëse rezultati final i dialogut nuk është i mirë

Politika

Zogaj tregon çka ndodhë me Kosovën dhe opozitën nëse rezultati final i dialogut nuk është i mirë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 19 prill 2018 Në ora: 22:23
Hashim Thaçi

Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar një platformë për dialogun politik me Serbinë, e cila do t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim në formë të rezolutës. E sipas kësaj platforme, roli udhëheqës në dialogun me Serbinë i besohet presidentit të shtetit. Ky i fundit, obligohet që në baza të rregullta ta informojë Kuvendin e Kosovës për bisedimet që zhvillohen në Bruksel.

Se a duhet të jetë presidenti në rolin udhëheqës në dialogun me Serbinë në fazën finale, analisti politik Skënder Zogaj flet për “Bota sot”.

Ai thotë se bisedimet që nga fillimi kanë qenë nën “protektoratin” e Hashim Thaçit, si kryeministër e tani si president dhe nuk është çudi që ta kurorëzojë edhe fazën finale.

“Mënyra e zhvillimit të bisedimeve të deritashme shqiptaro-serbe të cilat nga fillimi kanë qenë nën “protektoratin” e ish kryeministrit dhe tash presidentit Hashim Thaçi! Prandaj, është krejtësisht e pritshme që presidenti Thaçi të kurorëzojë edhe fazën finale të bisedimeve me Serbinë! Kundërshtimet e opozitës gjithashtu, janë shumë normale dhe të arsyeshme, sepse, kundërshtimi i pozitës është detyra e saj kryesore dhe e vazhdueshme, mirëpo, në rrethanat e krijuara, zgjidhja është fikse, mirë ose keq, i përket Thaçit”, është shprehur ai.

Image
Skënder Zogaj

Sipas Zogajt, nëse rezultati final nuk është i mirë, opozita edhe mund të fitojë elektorat por dhimbja do të jetë e rëndë për Kosovën.

“Nëse rezultati final nuk vjen i mirë, atëherë opozita ka shansin që të mburret e ndoshta edhe të përfitojë elektorat! Mirëpo, ky do të ishte ngushëllim i thartë, sepse, Kosovës do t’i rëndohet barra me dhembje të reja, të cilat nuk do t’i dëshironim, sepse do të jenë të përsëritura për popullin e mjaft vuajtur shqiptar të Kosovës”, vlerëson më tutje Skënder Zogaj për “Bota sot”.

Ndërsa, sa i përket deklaratës së ambasadorit francez se rezultatet do të jenë të dhimbshme për Kosovën e Serbinë, ai thotë se është vërejtje për politikanët e Kosovës që ta duhet ta kenë parasysh para se të ndodhë gremisja.

“Deklarata e ambasadorit francez në Kosovë, Didier Chanert është vërejtje që politikanët kosovarë duhet ta kenë parasysh dhe të angazhohen seriozisht kthesë pozitive derisa nuk ka ndodhur gremisja e plotë”, ka deklaruar Zogaj.

Ndryshe, si rezultat final, platforma e miratuar nga Qeveria synon që Kosova dhe Serbia, me lehtësimin e BE-së, të arrijnë një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, dhe e cila për Kosovën do të ratifikohej nga Kuvendi si organi më i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat