E thotë avokati i njohur: Aktakuzat e Speciales mund të jenë ngritur tashmë, ja pse nuk bëhen publike

Politika

E thotë avokati i njohur: Aktakuzat e Speciales mund të jenë ngritur tashmë, ja pse nuk bëhen publike

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 prill 2018 Në ora: 17:39
Tomë Gashi

Me 3 gusht të vitit 2015 deputetë e Kuvendit të Kosovës patën votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale. Edhe pse është pritur që në këtë fillim-vit të bëhen publike aktakuzat e para një gjë e tillë nuk ka ndodhur.  Avokati i njohur Tomë Gashi ka folur për “Bota sot” rreth kësaj çështje.

Avokati Gashi ka thënë se Gjykata Speciale ka të drejtë të paraqesë aktakuza të mbyllura të cilat mund të gjejnë kohë e duhur për tu lëshuar.

“Prokuroria Speciale në Hage vepron sikurse edhe prokuroritë e tjera pranë Gjykatave Ndërkombëtare, siç ka qenë Zyra e Prokurorit të Tribunalit të Hagës për ish Jugosllavi dhe kanë të drejte që të paraqesin aktakuza të cilat për një periudhë kohore mund edhe të mbahen të fshehura nga publiku dhe quhen aktakuza të mbyllura për të cilat Gjykata e gjen kohën e përshtatshme për të lëshuar urdhër arrest, apo nëse kemi të bëjmë me zyrtarë të lartë shtetëror, aktakuzat mund edhe të ju dorëzohen dhe të kërkohet nga ta që të vet dorëzohen për të mos u arrestuar ashtu siç ka ndodhur rasti me Ramush Haradinajn, me rastin e akuzimit të tij në Tribunalin e Hagës për ish Jugosllavi”, ka deklaruar Gashi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se kjo gjykatë speciale është duke e humbur besueshmërinë e saj dhe se askush nuk mund të dijë se kur do të bëhen publike aktakuzat e para.

“Sigurisht që Gjykata Speciale është duke e humbur kredibilitetin e saj, pasi që kanë kaluar më tepër se 2 vite e gjysme prej nxjerrjes së ligjit për Gjykatën Speciale dhe ka kaluar thuajse një vite prej se Gjykata është funksionale. Sigurisht që vonesat në fillimin e punës së Gjykatës Speciale e zbehin kredibilitetin e saj , por askush nuk mund ta di saktë se kur do të behën publike aktakuzat e para, dhe askush nuk e din përveç Zyrës së prokurorit Special se kush do të jenë të akuzuarit  e parë”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat