Xhavit, ku i shpenzove 8 milionë marka??

Politika

Xhavit, ku i shpenzove 8 milionë marka??

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 prill 2018 Në ora: 17:49
Anton Quni, Xhavit Haliti

Sapo të përmendet emri i Xhavit Halitit, aludohet në personazhin e së keqes. Figura e tij prej krimit, nuk është e trilluar nga kundërshtarët e tij politikë, edhe shërbimet e huaja janë marrë me figurën e tij. Sipas shërbimit gjerman, Haliti njihet për lidhjet e tij “në kohën e Millosheviqit  me UDB-në dhe KOS-in ” . Mandej edhe sipas burimeve inteligjente shqiptare, Xhaviti ka qenë njeriu i Serbisë.  Xhavit Haliti ishte edhe në shënjestër të trupave të NATO-s në Kosovë për krime si dhe vrasjen e Ali Ukës etj. Po sipas dokumenteve sekrete të NATO-s, e Hashim Thaçi konsiderohet si protagonist i botës së krimit në Kosovë, pas tij Xhavit. Dokumentet që janë zbardhur nga etiketa “USA KFOR” përmbajnë detaje të rrjeteve të krimit të organizuar.
Sipas dokumenteve ai e mbante të informuar UDB-në për armët që shkonin apo paguheshin për llogari të FARK-ut,

Xhavit Haliti, e ka fituar statusin e azilit në Zvicër si i sëmurë psikik. Mbi të gjitha është e rëndësishme për të kuptuar karakterin e tij mashtrues.

Duke u marrë shkas nga Anton Quni, i cili e ka akuzuar Xhavitin se  ka marrë një shumë prej 8 milionë markave nga kolonel Ahmet Krasniqi, duhet theksuar se askush nuk dyshon në vërtetësinë e Anton Qunit, derisa të gjithë dyshojnë tek Xhavit Haliti. Pabesia e Xhaviti daton qysh kur ishte student, duke dekonspiruar shokët e tij, të cilët sapo kishin dalë jashtë menjëherë kanë rënë në burg. Pasuria milionëshe e Xhaviti e deklaruar edhe në deklarim të pasurisë nuk ra nga qielli, por nga mashtrimet e tij gjatë dhe pas lufte.

Përveç kësaj Xhaviti po akuzohet për manipulimin me lista të veteranëve. Haliti bashkë me një grup ish luftëtarë kanë ushtruar ndikim që të siguronin statusin dhe më pastaj edhe pensionin në këmbim të një pagese deri në një mijë euro.  Ky grup i përfshirë edhe në detyrim, saktësisht Sheremet Jasharin, i cili ka prostituuar mbesën e tij në këmbim të parave. Ky grup kriminal  prostitucion, ka të përfshirë edhe një kushëri të Kadri Veselit, pra i gjithë klani “ Pronto”. Ky grup i akuzuar edhe për tregtimit të armëve, nuk do të dënohet dot, pasi drejtësia është e kapur nga politika, respektivisht nga PDK. Xhavit Haliti, konsiderohet  ndër kokat e krimit në Kosovë, gjithashtu  Xhaviti njihet si peshku më i madh i Kosovës, por edhe i Ballkanit, dhe kjo konfirmohet nga shërbimi inteligjent gjerman, anglez dhe amerikan. Andaj akuzat e Anton Qunit për vjedhje të 8 milionë markave, si dhe akuzat për falsifikim të dokumenteve për disa persona që të marrin statusin e veteranit të luftës, janë vetëm maja e Ajzbergut. Ky është shtet i kapur nga krimi, nga klani “ Pronto” dhe është non sens që të gjithë e dimë për të bëmat e Xhaviti, dhe ende vazhdon të jetë pjesë e kuvendit dhe politikës. Xhaviti është fytyra e errët e politikës së lidhur me krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat