Vetëvendosje e vetme në betejën për Demarkacionin

Politika

Vetëvendosje e vetme në betejën për Demarkacionin

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 21 prill 2018 Në ora: 08:05
Aksioni i Vetëvendosjes për demarkacionin

Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për themelimin e një komisioni hetimor për Demarkacionin po konsiderohet jo serioze nga ana e deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Kuvendi i Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të 21marsit, me 80 vota pro, 11 kundër, miratoi Marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit kufitar me Malin e Zi.

Por, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në interpelancën parlamentare të së martës kërkoi themelimin e një komisioni hetimor për të hetuar këtë marrëveshje.

“Mendoj që nevojitet krijimi i një komisioni hetimor parlamentar sa i përket demarkacionit. Ne mendojmë që janë bërë shumë gabime dhe do të kishte qenë mirë që Kuvendi ta hetojë tërë procedurën prej kur kanë filluar negociatat të dy komisioneve shtetërore”, ka deklaruar Konjufca në interpelancën parlamentare.

Nga ana tjetër, partitë politike në kuvend thonë se ato nuk do të përkrahin VV-në në këtë kërkesë, pasi që sipas tyre kjo po bëhet me qëllim për të fituar poena politik.

Subjekti politik i Albin Kurtit i ka gjithsej 20 ulëse në Kuvend, kurse sipas Kushtetutës së Kosovës për themelimin e një komisioni hetimor nevojiten 40 nënshkrime të deputetëve.

Kështu që kjo kërkesë e Konjufces si duket është e destinuar të dështojë.

Tema e Demarkacionit është mbyllur

Image
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se është i panevojshëm aktualizimi i temës së Demarkacionit, kur vendi ka tema të tjera shumë të rëndësishme që duhet të shqyrtohen.

“Tema e demarkacionit tani mëështë mbyllur, sepse tash e tri vite jemi marrësi shoqëri me këtë fakt. Unë mendoj se kjo tematik është tejkaluar dhe rikthimi i saj është i panevojshëm”, thotë Avdyli për “Bota sot”.

Avdyli mendon se Vetëvendosje po mundohet ta rikthej në debat këtë temë vetëm për të fituar politikisht.

“Siç e thash edhe me herët, debati për kufirin është mbyllur dhe kjo po bëhet për poena politik. Unë i them VV-së se poena të tillë politik mund të fitoni duke trajtuar çështje të tjera aktuale të rëndësishme për vendin”, thotë më tej Avdyli.

Avdyli thotë se partia e tij politike asesi nuk do t’ia plotësoi dëshirën VV-së.

“Unë nuk kam biseduar në parti, por në bazë të asaj çfarë unë e di, LDK si parti nuk do të përkrahasesi këtë kërkesë për përfitime politike”, shtoi Avdyli.

Topalli: VV po merret me tema të mëdha

Image
Faton Topalli

Edhe Faton Topalli nga Grupi i Deputetëve të Pavarur është shprehur kritik ndaj ish-partisë së tij.

Ai thotë se Vetëvendosje po merret me tema të mëdha.

“Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që merret me tema të mëdha. Mua me intereson zhvillimi ekonomik, punësimi, shëndet, të drejtat e punëtorit apo pensionet”, thotë Topalli për “Bota sot”.

Topalli thotë se VV-ja nuk do të marrë nënshkrimin e tij për themelimin e këtij komisioni.

“Me sa mua më është e njohur Lëvizja Vetëvendosje me asnjë shkresë nuk ka kërkuar mbështetjen tonë. Por edhe po tëkërkojë diçka të tillë, këtu po flas në emrin tim dhe jo të GDP-së, nënshkrimin tim nuk do ta merr, pa kërkuar falje publike përfushatën sipas stilit të SHIK-ut dhe bashkëpunimin me SHIK-un kundër meje dhe kolegeve e kolegëve të mijë”, deklaroi Topalli.

Ai shtoi se subjekti i Kurtit duhet të veprojë miqësisht, nëse dëshiron bashkëpunim me GDP-në.

Faton Topalli ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, por ai së bashku me 11 deputetët e tjera, u larguan nga ky subjekt politik pas publikimit në media të një ofendimi që AidaDërgutit i bënte Albin Kurtit, teka po komunikonte në wiber me Dardan Molliqajn.

Gazeta ka kërkuar një qëndrim nga zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti lidhur me deklaratat kritike të Topallit dhe Haxhiut, por ajo nuk është përgjigjur.

Edhe AAK kundër kërkesës së Vetëvendosjes

Image
Teuta Haxhiu

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu thotë se pas futjes së raportit të Komisionit të Shpejtim Bulliqit në kuadër të Projektligjit për Demarkacionin, kërkesa për një komision të tillë është e panevojshme.

“Marrëveshja që ka kaluar në Kuvend përmban raportin e Shpejtim Bulliqit dhe ky raport është pjesë e ligjit. Raporti i MuratMehes nuk ka pasur mandat, kurse me votimin e marrëveshjes së demarkacionit, ka hyrë raporti i Shpejtim Bulliqit. Kështu që nuk e di se çfarë ka të re për themelimin e një komisioni”, thotë Haxhiu për “Bota sot”.

“Ne e kemi kritikuar vazhdimisht raportin e MuratMehes dhe për këtë i kemi marrë për bazë të gjeturat e raportit të Shpejtim Bulliqit qëështë pjesë e ligjit dhe njëkohësisht marrëveshja e dy presidentëve për korrigjim të kufirit është e mjaftueshme”, deklaroi ajo.

Raporti me të gjeturat e Shpejtim Bulliqit arriti të futet vetëm si pikë orientuese për deputetët gjatë votimit të Demarkacionit pas një kompromisi ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, e cila kjo e fundit kërkonte që ky raport të ishte obligues.

Marrëveshjes për Demarkacionit iu bashkangjitë edhe një dokument tjetër qëështë deklarata e presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi për themelimin e një komisioni hetimor për korrigjimin e kufirit në pika të caktuara.

Haxhiu: Deklarata e dy presidentëve u bë fal Qeverisë Haradinaj

Deputetja Tetuta Haxhiu ia atribuon kryeministrit Ramush Haradinaj arritjen që në projektligjin për Demarkacionit të futet edhe deklarata e dy presidentëve për korrigjim të kufirit.

“Futja e raportit të Shpejtim Bulliqitështë bërë fal qeverisë Haradinaj që ka arritur për t’i fuqizuar, dhe normal pjesën e kontestuar që do të korrigjohet pas zotimit të dy presidentëve”, tha ajo.

Ajo shtoi se puna që duhet bërë në Kuvend është insistimi i deputetëve që të jetësohet deklarata e të dy presidentëve.

Mehmeti: Qeveria nuk e pranon një komision hetimor

Image
Faton Mehmeti

Nga ana tjetër, analisti Faton Mehmeti thotë se nuk nevojitet themelimi i një komisioni hetimor për të vërtetuar se demarkacioni është gabim.

“Edhe pa komision hetimore, dihet se demarkacioni është i gabuar dhe si i tillë edhe është miratuar. Në këtësensështë e kuptueshme që qeveria, nëveçanti AAK nuk pranon një komision të tillë, pasi do i bie barra mbi të nga të gjithapisllëqet që kanë ndodhur me demarkacionin. Duke ditur ketë, edhe VV-ja ka kërkuar komision, i cili ndonëse i duhur por që nuk do të themelohet”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, AK e ka shndërruar një kauzë të rrejshme demarkacionin vetëm sa për të ardhur në pushtet.

Çdo parti politike ka si qëllim ardhjen në pushtet dhe kjo ështëdiçka krejt normale, por tëpërdoreshçështje jetime për të tashmen dhe tëardhmen e vendit, dhe t’i kthesh ato në kauza tërrejshme për të ardhur në pushtet, kjo ështëpafytyrësi. Këtë e ka bërëvetëm AAK”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Mehmeti thotë se LDK-ja duhet të përkrah kërkesën e VV-së për themelimin e komisionit në mënyrë që të dalin në shesh mashtrimet e Haradinajt.

“Është e turpshme se si kjo parti erdhi në pushtet, duke gënjyer dhe mashtruar. Demarkacioni do të jetë si hajmali në trupin e Ramushit, që s’do të largohet asnjëherë si nishan. Ne gjykimin tim ështëkrejtësisht e arsyeshme kërkesa e VV-së për komision hetimor, të cilin besoj se duhet ta përkrah edhe LDK-ja, pasi ështëkomisioni i duhur për të nxjerr mashtrimet që i ka bërëRamushi”, shtoi Mehmeti.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Qeverisë për të marrë një qëndrim lidhur me kërkesën e GlaukKonjufcës për themelimin e komisionit hetimor për Demarkacionin, por askush nuk është përgjigjur.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje është duke kërkuar edhe nënshkrimet e deputetëve për hetimin e SHIK-ut, por kjo po kundërshtohet nga LDK-ja, pasi që sipas saj, themelimi i këtij komisioni e amniston SHIK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat