Kërkohet luftimi i ekstremizmit edhe në praktikë

Politika

Kërkohet luftimi i ekstremizmit edhe në praktikë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 prill 2018 Në ora: 16:04
Ilustrim

Gjatë kësaj jave Komisionit Evropian ka publikuar raportin e progresit për Kosovën. Pjesë e këtij raporti është edhe sfida edhe për ta ndaluar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, për të cilët është bërë thirrje që Kosova të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit Perëndimor sepse “ky bashkëpunim mund të ndihmon në luftimin e kërcënimit nga terrorizmi”.

Po ashtu, në këtë raport thuhet se përkundër përpjekjeve të autoriteteve në Kosovës, vendi po vazhdon të ballafaqohen me sfidat e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

“Kjo kryesisht është bërë e mundur nga fondet e organizatave të huaja që predikojnë ideologjitë ekstremiste. Grupet e dhunshme ekstremiste po ashtu janë aktive në rrjetet sociale duke shpërndarë propagandë dhe për të rekrutuar besimtarë”, thuhet në raport.

Po ashtu, thuhet se Kosova duhet të bëjë më shumë për t’i luftuar këto ndikime të jashtme dhe se vendi ka mangësi në trajtimin e personave të kthyer nga Siria dhe Iraku.

“Nuk ka programe gjithëpërfshirëse për parandalimin, deradikalizmin, rehabilitimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të kthyer duke përfshirë edhe ata që janë në burgje, familjet e tyre, në veçanti gratë dhe fëmijët”, thuhet në raport e progresit të KE-së.

Ndërsa, lidhur më këtë çështje, eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava ka thënë për “Bota sot” se vendi tashmë i ka çështjet e  qarta për luftimin e  ekstremizmit.

Po ashtu, ai ka thënë se përkundër masave ligjore të cilat i ka marr vendi, duhet më tutje të bëhet luftimi i ekstremizmit.

Image
Hajrullah Tërnava

“Komisioni Evropjan ka dorëzua raportin e progresit për ekstremizmin në Kosovë. Tani Kosova i ka disa çështje më të qarta për luftimin e ekstremizmit në Kosovë. Edhe që janë ndërmarr masat ligjore të luftimit të këtij ekstremizmi, megjithatë Kosova duhet në vepër edhe më tutje të luftoj ekstremizmin, dhe gjithnjë  në preventive AKI të ndërmerr masa dhe të jetë aktive ndaj personave që tentojnë të bëjnë aktivitete të tilla ekstremiste. Sidomos duhet të jetë BIK-u mirë i mbuluar dhe nën mbikëqyrjen permanente, por është pjesa e hoxhallarëve që zhvillojnë aktivitete ekstreme radikale sikur që ndodhi viteve të fundit. Me që popullata shumicë i takon fes myslimane, organet e ndjekjes sikur AKI, policia, gjyqësia, prokuroria duhen që në preventivë të jenë më aktivë dhe të pranishëm gjithkund, pse jo edhe në xhamit dhe pjesët tjera ku predikohet për fenë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ka sugjeruar që organet kompetente të jenë më syçelë dhe të tregohet se po e lufton ekstremizmin fetar.

“Duhemi të jemi ma syçelë, sidomos organet kompetente dhe të bëhen edhe pse jo analiza nga u ndërtuan kaq shume xhamia në tërë Kosovën, dhe pse nuk u investua në hapjen e vendeve të punës, dhe kush ishin organizatoret e këtyre ushtrave pjesëmarrësve te ISIS-it. Kosova gjithnjë duhet të tregohet edhe në praktik,  se e lufton ekstremizmin fetar dhe i kontribuon paqes në territorin e vetë dhe shteteve për rreth”, ka përfunduar  Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat