70 biznese nga Serbia, e 1 nga Shqipëria, a dështoi Panairi “Prishtina 2018”?

Politika

70 biznese nga Serbia, e 1 nga Shqipëria, a dështoi Panairi “Prishtina 2018”?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 prill 2018 Në ora: 12:46
Panairi “Prishtina 2018”

Të mërkurën është bërë hapja e edicionit 19-të të Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, me mbështetje të Qeverisë së Kosovës.Në këtë edicion tradicionalkanëmarrë pjesë rreth 170 kompani, prej tyre 70 nga Serbia dhe vetëm një nga Shqipëria. Numri i paktë i kompanive shqiptare, bëri që edhe ambasadori i shteti të Shqipërisë në Kosovë, QemalMinxhozi, të mos marrë pjesë farë në këtë panair.

Barrierat e bizneseve

Duke folur për panairin“Prishtina 2018”, deputeti i Lidhjes Demokratike të  Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë për “Bota sot“ se është për keqardhje tendenca e disa bizneseve të Kosovës.

Image
Lumir Abdixhiku

“Është e pakuptueshme dhe për keqardhje tendenca e disa bizneseve kosovare që bëjnë drejt një afrimi të tillë - përkundër problemeve enorme politike e ekonomike që dy vendet i kanë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Përmë tepër, Abdixhiku  i cili është kryetar i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, ka shtuar se bizneset vendore duhet të ngritin zërin përkundër barrierave ekonomikeqë i bënë Serbia.

“Bizneset kosovare do të duhej të ngrinin zërinkundër barrierave të shumta ekonomike e politike që shteti i Serbisë i bën atyre dhe shtetit të tyre - Kosovës pra; para se të nisnin njëbashkëpunim të tillë”, ka thënë Abdixhiku për “Bota sot”.

Mungesa e bizneseve shqiptare, humbje e madhe

Image
Ilir Fetahu

Kurse, eksperti i ekonomisë Ilir Fetahu ka thënë se pjesëmarrja e vogël e bizneseve nga Shqipëria në Panairin e Prishtinës,është një lajm jo i mirë dhe mëkat që bizneset shqiptare aq afër të mos i promovojnë produktet e tyre.

“Sa i përket organizmit të panairit Prishtina 2018 që ka ndodhur në Prishtinë  ku ka marr një numër i simbolikë i bizneseve nga Shqipëria , d.m.th.është një lajm jo i mirë. Panairi është shumë i mirë për bizneset që prezantojnëproduktet apo shërbimet e tyre dhe eventualisht të shohin produktet dhe shërbimet e të tjerëve. Është shkëmbim i përvojave, një shkëmbim d.m.th. të atyre të arriturave në të cilat ështëinteres shumëi madh kur për shembullorganizohet nëPrishtinëështë njëmëkat që bizneset shqiptare kaq afër dhe me kosto më të ulët mund tëbëjnë promovimin e bizneseve të tyre këtu dhe nuk marrin pjesë”, ka potencuar ai për “Bota sot” .

Më tutje, ai ka cituar deklaratën e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi i cili ka deklaruar se bizneset shqiptare nuk kanë qenë të informuar.

Fetahu mendon se kjo është një humbje e madhe dhe një papërgjegjësi nga Oda Ekomomike e Kosovës.

“Siç ka thënë ambasadori i Shqipërisë, Minxhozi se bizneset shqiptare nuk kanë qenë të informuar mirë dhe me kohë nga Oda Ekonomike e Kosovës si organizatore e këtij panairi. Unë mendojë qëështë një humbje e madhe një papërgjegjësi do tëthoja nëse është e vërtet nga Oda Ekomomike e Kosovës dhe kjo nuk është mirë që të ndodhë në tëardhmen . Sa i përketpjesëmarrëse sëbizneseve nga Serbia mendojë qëështë një lajmi I mirë pasi që sa më shumë që marrin pjesë dhe shkëmbehetpavarësisht se kush janë ato është një lajm i mirë nuk shoh diçka të keqe sa i përket pjesëmarrjes  të bizneseve serbe nëKosovës”, ka theksuar Fetahu për “Bota sot”.

Mungesë e bashkëpunimit tregtar

Image
Mustafë Kadriaj

Ndërkaq, njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, është shprehur se Panairi i bizneseve është për tu përshëndetur përveç numrit ende jo të kënaqshëm, pra me një interesim jo aq të madh.

“Parimet ekonomike sidhe ekonomia e tregut poashtu edhe marrëveshja e CEFTA-s e promovojnëkonkurrencën e lirë dhenjëherëtipërmes panaireve krijohen njohje në mes të bizneseve poashtu edhe produktet ekspozohen që të krijohen marrëveshje në mes të bizneseve nga vende të rajonit. Panairi i sivjetmë i bizneseve ështëpër tu përshëndeturpër veç numrit ende jo tëkënaqshëm pra me një interesim jo aq të madhe sepse panairet që krijon lidhjet në mes të bizneseve dhe vendeve. Për ekonomin e Kosovësështë i mirëseardhur dhe kjo tregon që Kosova ka lëvizurpër para nëkëtëdrejtim duke marr parasysh faktin që tani është nikoqire e panaireve. Interesimi i bizneseve nga Serbia ështëpër tu përshëndetur sepse kjo tregon që ekonomia nuk njeh ngarkesa politike dhe njëherit që bizneset nga shteti Serb po e pranoj  një realitet të ri”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Kadriaj ka thënë se problemi duhet të kërkohet tek qeveria Shqiptare që çdo ditë e më shumë po tkurr bashkëpunimin tregtar me Kosovën.

“Ndërsa mosinteresimin ebizneseve nga shteti Shqiptar është problem i tyre dhe problemi duhet tëkërkohet tek qeveria Shqiptare qëçdo ditë e më shumë po tkurr bashkëpunimin tregtar me Kosovën duke vendos barriera dhe tani edhe me taksën nëRrugën e Kombit për kundër interesimit tëKosovës dhe bizneseve kosovare përbashkëpunim tregtar. Pra Kosovaështë shtet dhe duhet të sillet njëjtë me të gjitha shtetet e rajonit duke i respektuar marrëveshjet tregtare por edhe duke e mbrojtur interesin bizneseve vendore me masa reciprociteti pamarr parasysh se për cilin shtet është nëpyetje. Pra panairi ështëpër tu përshëndetur dhe uroj që të vazhdoj si traditë duke rritur edhe më shumëpjesëmarrjen e bizneseve të huaja sepse vetëm me investitor të huaj Kosova mund të krijon perspektiven ekonomike e cila ndikon edhe në perspektiven politike duke krijuar një imazh të mirë rajon dhe ndërkombëtar”, ka përfunduar Kadriaj për “Bota sot” .

Në këtë panair do ishte i hapur deri me 21 prill, në Qendrën e Panaireve, fshati Shkabaj, ndërsa është rritur numri i bizneseve pjesëmarrëse pasi që në vitin e kaluar kishin marr pjesë  gjithsej 105 pjesëmarrës nga rajoni dhe bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat