“Njëherë Asociacioni, tani zgjedhjet e parakohshme”

Politika

“Njëherë Asociacioni, tani zgjedhjet e parakohshme”

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 22 prill 2018 Në ora: 15:57
Ilustrim

Publicisti Fadil Lepaja thotë se ndërkombëtarët nuk dëshirojnë të mbahen zgjedhjet e parakohshme më Kosova, pa u përfunduar krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Mendoj se pas thyerjes dhe përçarjes së Vetëvendosjes dhe një konfuzioni momental që është duke mbretëruar edhe në elektoratin e saj, PDK dhe LDK po mendojnë se mund të kenë interes nga zgjedhjet e reja. Por, duke pasur parasysh dy procese të rëndësishme për faktorin ndërkombëtarë si është Asociacioni dhe Gjykata Speciale më shumë gjasa pjesa europiane nuk do të i mirëpriste zgjedhjet e reja”, thotë Lepaja për “Bota sot”.

Image
Publicisti Fadil Lepaja

Përveç ndërkombëtarëve, Lepaja përmend edhe partitë tjera që nuk i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme.

“Mendoj se kundër zgjedhjeve të reja aktualisht do të ishin edhe AAK dhe NISMA të cilat me shumë gjasë pa një koalicion me PDK nuk do të fitonin këtë numër të votave. Edhe Grupi i Deputetëve të Pavarur të dalur nga Vetëvendosja nuk pritet të jenë të interesuar për zgjedhje, sepse vështirë se Do të rikandidoheshin e aq më pak të zgjidheshin si të tillë””, thotë më tej Lepaja.

Ai shtoi se për shkak të Asociacionit, edhe Lista Serbe dhe faktori serb do të mund të bojkotonte zgjedhjet e reja.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur të gjitha partitë politike në një tryezë të përbashkët për të biseduar për temat madhore para se vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat