“Kosova duhet të përcjellë “rregullat” perëndimore”

Politika

“Kosova duhet të përcjellë “rregullat” perëndimore”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 prill 2018 Në ora: 15:55
Foto ilustrim - Policia e Kosoves

Në raportin e progresit të Komisionit Evropian është kërkuar nga Kosova që të ketë bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor sepse “ky bashkëpunim mund të ndihmon në luftimin e kërcënimit nga terrorizmi”.

Po ashtu, në këtë raport thuhet se përkundër përpjekjeve të autoriteteve në Kosovës, vendi po vazhdon të ballafaqohen me sfidat e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Image
Mentor Tahiri

Politologu, Mentor Tahiri ka thënë se Kosova duhet që t`i përcjell “rregullat” perëndimore dhe se rajoni duhet të jetë i hapur rreth luftimit të ekstremizmit.

“Jo vetëm Kosova por edhe përgjithësisht rajoni duhet të jetë më i hapur në bashkëpunimin e ndërsjellë sa i përket luftimit të ekstremizmit. Se çfarë nënkuptohet me ekstremizëm, kjo gjithashtu mund të jetë një çështje e ndërlikuar, por Kosova duhet të përcjell “rregullat” perëndimore”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka përmendur rastin e depërtimit të gjatë turqve,  ku ka thënë se me këtë rast është parë nevoja për sinkronizim e rregullave.

“Në rastin e deportimit të shtetasve turq, u pa se megjithatë ka nevojë për një sinkronizim me këto “rregulla”, përndryshe krijohet një situatë e pakontrollueshme. Në anën tjetër, i takon edhe Politikës së Jashtme të Kosovës dhe jo thjeshtë agjencive të ngarkuara për luftimit e ekstremizmit, që të jetë më koncize në prezantimin e pozicionit të Kosovës në kuadër të sigurisë ndërkombëtare”, ka përfunduar Tahiri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat