Asociacioni lojë e Thaçit, Haradinaj e pranoi në këmbim të pushtetit

Politika

Asociacioni lojë e Thaçit, Haradinaj e pranoi në këmbim të pushtetit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 22 prill 2018 Në ora: 21:05
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

“Nuk e besoj aspak që do të ketë normalizim të raporteve me Serbinë edhe nëse asociacioni jetësohet, ky asociacion është i rrezikshëm për shkak së në zhvillimet normale bashkëkohore dhe ndërkombëtare nuk ka decentralizim etnik e as komuna etnike madje në kundërshtim më kartën evropiane për vet-administrim lokal”, ka thënë Blerim Burjani.

Publikimi i raportit të Progresit për Kosovën nuk ka sjellë asgjë të re sa i përket integrimit drejt Bashkimit Evropian apo liberalizmit të vizave. Frederica Mogherini, përfaqësuesja e BE-së për Kosovën duke komentuar raportin e progresit është ndalur më shumë në çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe për çka Qeveria e vendit e as Presidenca nuk kanë dashur të flasin.

Mogherini e ka quajtur lajm të mirë nisjen e punës për Asociacionin. Ajo ka kërkuar që Kosova të përmbushë marrëveshjet e nënshkruara në dialogun me Serbinë në Bruksel, me prioritet Asociacionin e Komunave Serbe.

“Kosova duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë pjesëmarrjen në dialogun me Serbinë, përfshirë këtu zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dhe veçanërisht Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe” ka thënë ajo shkurt për media.

Image
Faton Topalli

Qeveria Haradinaj  ta ketë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputeteve GDP, Faton Topalli, ka thënë për “Bota Sot” se Komunat e Kosovës e gëzojnë të drejtën  për asociim në Kushtetutë. Ajo që dihet është se ka filluar puna për krijimin e statusit të asociacionit.

“Mua nuk më është e njohur se zonja Mogerini ka deklaruar themelimin e asociacionit. Ajo që dihet është se ka filluar puna për krijimin  e statutit të asociacionit. Komunat e Kosovës e gëzojnë të drejtën e asociimit më Kushtetutë. Pra edhe disa komuna mund të krijojnë një OJQ dhe statuti i saj nuk guxon të bie ndesh më Kushtetutën e vendit. Unë shpresoj që Qeveria Haradinaj do ta ketë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave Serbe, ndryshe do të ketë probleme të mëdha më opozitën, por besoj edhe më qytetaret  e Kosovës” ka thënë ai.

Sipas deputetit Topalli, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është njëkohësisht president, kryeministër, kryetar kuvendi dhe drejtor i AKI - së.

 “Ai mund të bëjë çfarë të dojë sepse e ka akoma fuqi e politike. Kuvendi mbetet arenë debatesh, fyerjesh dhe sharjesh, ndërsa vendimet i benë Hashim Thaçi. Ky është realiteti. Rasti me Gülenisget është vetëm një shembull i fundit. Pra, kur është fjala për Thaçin gjithçka është  e mundur, sado që ato që thoni ju, nuk janë zyrtare” ka thënë për “Bota sot” deputeti i GDP-së Faton Topalli.

Image
Faton Abdullahu

Abdullahu: Faturën më të rëndë për këtë do ta paguaj Kryeministri aktual

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është e vetme që qeverisë me këtë vend.

“Ajo eklipsohet shpesh nga pushteti i zgjeruar i Presidentit Thaçi, i cili bëhet në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nga Lista Serbe, e cila punon në prapavijë dhe në koordinim me Beogradin. Krejt kjo sepse këtë lojë e ka pranuar Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Haradinaj si premisë e vetme për t’i bërë numrat e mjaftueshëm për të ardhur dhe mbetur në pushtet. Që nga paslufta faktori serb në Kosovë kurrë nuk ka qenë më i fortë në institucionet tona e për rrjedhojë Beogradi kurrë nuk ka qenë më i pranishëm në pjesëmarrjen e asaj që dizajnohet për Kosovë. Këto janë disfavore të mëdha që në këtë kohë t’i hyhet punës për asociacionin. Por mu për këtë kjo punë ka filluar tani. Do të vazhdohet ashtu sikundër ka filluar pa transparencë dhe do të përfundoj çdo gjë tinëzisht”, është shprehur Abdullahu.

Sipas tij, Presidenti Thaçi do t’i tërheqë penjtë politik e Qeveria e Kosovës do të hedhë vallen e detyrueshme institucionale për asociacionin.

“Faturën më të rëndë për këtë do ta paguaj Kryeministri aktual, i cili si duket ka pajtua me marrë këtë faturë. Për aq sa për asociacionin mund të vendoset jashtë kornizave të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për aq asociacioni do të jetë me dëme të pariparueshme për të ardhmen dhe sigurinë e Kosovës” ka thënë Avdullahu.

Ai pyet se çfarë mund të na seroj me sajesa tipike për të, z. Thaçi, si kompensim për lëshimet që do t’i bëjë për asociacionin, e të cilat do t’ia m’vesh z. Haradinaj?

“Ulëse në OKB, Themelimin e Ushtrisë së Kosovës, ndonjë copë tokë nga Mali i Zi apo diçka të ngjashme. Prandaj konsideroj se kjo Qeveri dhe ky President nuk kanë ‘kondicion’ moral, përgjegjësi institucionale dhe ndjenjë sunlime patriotik të merren me punë të rëndësishme për Kosovën. Kështu që zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të kthehen në një kërkesë të zakonshme opozitare, por me potencë shumë më të madhe se sa deri më tani”, ka thënë ai.

Image
Blerim Burjani

Burjani: Asociacioni një derë e hapur për qëllime serbe

E Blerim Burjani, njohës i çështjeve juridike, ka thënë se themelimi i asociacionit nuk do të normalizoj asnjë raport Kosovës dhe Serbisë dhe kjo shihet nga pala serbe e cila përzihet në punët e brendshme te Kosovës.  

“Serbia asnjëherë nuk do të ndalet më një politik agresive ndaj Kosovës, asociacioni nuk do të sjellë atë që kërkon Serbia, në  vend që kjo ti dedikohet serbëve lokal që jetojnë në Kosovë ata si Serbia bëhen partner madje hisedar në zgjidhje të problemit të serbëve dhe se Serbia dalëngadalë  përmes bisedimeve teknike kërkon të mbyllur statusin e 30% të territorit të Kosovës. Asociacioni do të jetë vetëm një derë e hapur për qëllime serbe dhe të Serbisë por aspak për interesat e serbëve lokal të shtetit të Kosovës. Bisedimet e këtij tipi dhe për ketë janë të mbrapshta”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Burjani ka shprehur mos besimin e tij, sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Nuk e besoj aspak që do të ketë normalizim të raporteve me Serbinë edhe nëse asociacioni jetësohet, ky asociacion është i rrezikshëm për shkak së në zhvillimet normale bashkëkohore dhe ndërkombëtare nuk ka decentralizim etnik e as komuna etnike madje në kundërshtim më kartën evropiane për vet-administrim lokal. Po ashtu, është komplet në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin për vetëqeverisje lokale të Kosovës, këto ide absurde po ndërtohen nën formulën “sui generis” dhe dëshirohet diçka që nuk ka askund në botë të eksperimentohet më Kosovën”, ka potencuar ai.

Sipas Burjanit, asociacioni  sipas Serbisë është entitet juridik dhe bashkësi më të drejta politike dhe territoriale për Kosovën është OJQ, po që se pyetet Serbia nëse nuk ka atribute tjera ky asociacion as që i vyen Serbisë.

“Gabimi më i madh është më u marrë më çështje politike dhe organizative territoriale të Kosovës siç merret  qeveria analfabetike jo profesionale dhe anarkike. Ky asociacion është gënjeshtër e madhe se mund të stabilizoj raportet Kosovë dhe Serbi përkundrazi do të rrit apetite  serbe kundër Kosovës në vazhdimësi dhe  do të sjellë gjëra të tjera” ka thënë Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat