Tahiri flet për ndikimin e Serbisë dhe pengesat për Kosovën

Politika

Tahiri flet për ndikimin e Serbisë dhe pengesat për Kosovën

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 23 prill 2018 Në ora: 14:42
Ramush Tahiri

Ndikimi i propagandave të ndryshme nga Serbia ka bërë që Kosova të këtë edhe ngecje dhe pengesa në organizata të ndryshme, e sidomos në njohjen e Pavarësisë nga shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Se fundmi mediat serbe kanë raportuar se “Është pohuar se Serbia do të angazhohet për një zbatim të përpiktë dhe të qëndrueshëm të të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit dhe të jetë aktive në organizatat ndërkombëtare, do të ketë bashkëpunim bilateral që të përpiqet të parandalojë njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare në veçanti në OKB”.

Po ashtu thuhet se Serbia është e angazhuar për praninë e vazhdueshme të KFOR-it dhe se kundërshton ndryshimin e mandatit dhe transformimit të forcave të armatosura në ushtri pasi sipas tyre kjo do të destabilizonte situatën në Kosovë dhe do ta dëmtonte sigurinë në rajon.

Në lidhje më këtë njohësi i çështjeve politike në vend Ramush Tahiri, ka thënë se politika  e Serbisë është e njohur dhe është publike.

 “Shteti serb deklarohet se kurrë nuk do ta njoh  shtetin e Kosovës , përkatësisht nuk do të njoh pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Pra nuk do të njohë lirinë e popullit të Kosovës. Kjo do të thotë se Serbia nuk e njeh realitetin që e kanë njohur me shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB. Për këtë qëndrim dhe për këtë politikë të saj Serbia nuk po ka asnjë pasojë ndërsa Kosova po ka dëme të konsiderueshme sidomos në subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe në anëtarësimin në organizata e mekanizma ndërkombëtare dhe në përfaqësimin e saj si shtet në te gjitha organizatat multiraterale”,  ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat