GDP i bashkohet LDK-së, merr pjesë në tryezë

Politika

GDP i bashkohet LDK-së, merr pjesë në tryezë

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 24 prill 2018 Në ora: 22:51
Grupi i Deputetëve të Pavarur

Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër do t’i bashkojë partitë politike pozitë dhe opozitë në tryezën e thirrur për të diskutuar rreth situatës aktuale politike dhe mundësinë e dakordimit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Pjesëmarrjen në këtë tryezë e kanë konfirmuar pothuajse të gjitha partitë politike, së fundi edhe GPD-ja.

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Fisnik Ismaili, në një prononcim për “Bota sot”, tha shkurtimisht se edhe ata do të jenë pjesë e tryezës së thirrur nga LDK-ja.

Edhe pse jo i pranishëm në mbledhjen e fundit që ka mbajtur ky grup parlamentar, Ismaili ka thënë se edhe ata do të jenë pjesëmarrës në këtë organizim.

Image
Fisnik Ismaili

“Me duket se po, vetëm se konfirmojeni edhe nga deputetët tjerë, pasi që nuk kam qenë pjesë e mbledhjes së fundit”, ishte përgjigja e deputetit Ismaili për “Bota sot”.

Gazeta “Bota sot” ka provuar të marrë konfirmimin edhe nga deputetët e tjerë, por, ata kanë qenë të paqasshëm.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë tryezë duke filluar nga ora 13:00, dhe aty do jenë të ftuar të gjitha partitë politike në të cilën do të diskutohet edhe për siç kanë thënë ‘datën e zgjedhjeve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat