Deputetja e Vetëvendosjes flet për pritjen e Thaçit, ky ishte mesazhi nga Merkel për Kosovën

Politika

Deputetja e Vetëvendosjes flet për pritjen e Thaçit, ky ishte mesazhi nga Merkel për Kosovën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 maj 2018 Në ora: 15:39
Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nuk iu organizua pritja shtetërore ashtu siç iu organizua kryesuesit e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq. Madje nga takimi Thaçi e Merkel nuk u pa as Garda ceremoniale ushtarake siç u pa në takimin Izetbegoviq Merkel.

Image
Drita Millaku

Duke folur rreth kësaj çështje deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Drita Millaku, ka thënë për “Bota sot”, se Kosova me momentin e zgjedhjes së Thaçit për President të Kosovës e ka lënduar rëndë imazhin e shtetit.

Sipas saj, Kosova është nën vëzhgim permanent dhe të gjitha veprimet politike kanë mesazh për Bashkësinë Ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se Hashim Thaçi është profili i politikanit skandaloz i cili ka arritur që të prodhoj efekte negative për Kosovën me zgjedhjen e tij në këtë post.

“Gjermania është shtet serioz dhe i fuqishëm, andaj Merkel e ftoi Thaçin për respekt ndaj shqiptarëve të Kosovës, por nuk e priti më ceremoninë shtetërore për t’i dhënë atij dhe neve mesazhin se nuk ka më respekt për të korruptuarit dhe për persona banal politik qysh është Hashim Thaçi”, është shprehur deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Drita Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat