Deputeti i LDK-së tregon pse Haradinaj nuk ka guxim ta shkarkojë asnjë zëvendësministër

Politika

Deputeti i LDK-së tregon pse Haradinaj nuk ka guxim ta shkarkojë asnjë zëvendësministër

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 16 maj 2018 Në ora: 12:40
Qeveria PANA-Lista Serbe

Numri i lartë i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj, ka bërë që se fundmi të diskutohet edhe ri formatimi i qeverisë. Kjo lë të kuptohet se edhe mund të ketë shkarkim të disa zëvendësministrave për të cilët është diskutuar dhe vazhdon të diskutohet aq shumë.

Qeveria e Kosovës aktualisht numëron më shumë se 70 zëvendësministra, çka nuk ka pasur asnjëherë ndonjë qeveri në të kaluarën dhe nuk dihet saktësisht se çfarë pune bëjnë.

Qeveritë e kaluara të Kosovës, kohë pas kohe bënin të zëshëm mundësinë e riformatimit të qeverisë.

Por, një gjë e tillë nuk mendohet të ndodhë në Qeverinë Haradinaj.

Madje tani për tani nuk mendohet se ndonjë prej ministrave, të cilët janë në udhëheqje e sipër mund të dështojnë.

Image
Haxhi Avdyli

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë për “Bota sot”, se matematikat e koalicionit qeverisës nuk do të lejojnë qeverinë që të shkarkojë ndonjë zëvendësministër nga Qeveria Haradinaj.

“Ramush Haradinaj s’ka as forcë politike, as guxim ta shkarkojë asnjë zëvendësministër për shkak të mos punës për shkak të matematikave të koalicionit. Ai edhe në takim me ta ka marrë më shumë ankesa për mosfunksionimin e këtij koalicioni anakronik kur s’ka koordinim mes vartësve. S’ka se si të funksionojë ndryshe kur ky koalicion s’ka shumicë dhe ka më shumë se 3 kryeministra”, ka thënë deputeti Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat