Politologu i njohur jep lajmin e madh, tregon kur hiqen vizat për Kosovën

Politika

Politologu i njohur jep lajmin e madh, tregon kur hiqen vizat për Kosovën

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 16 maj 2018 Në ora: 20:44
Ilustrim

Krerët e shtetit vazhdimisht deklarojnë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë deri në fund të këtij viti.

E së fundmi raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon, tha se janë përmbushur kriteret e fundit për liberalizim të vizave.

Fajon i bëri këto deklarata në takimin e mbajtur në Bruksel me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Patëm një takim me zëvendësministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe një diskutim një orë e gjysmë të situatën në Kosovë. Ne ramë dakord që heqja e vizave për njerëzit në Kosovë është një qëllim i përbashkët, pasi vendi ka përmbushur kushtet e fundit”, ka deklaruar Fajon.

Lidhur me këtë dhe mundësinë që të kemi liberalizim të vizave këtë vit, për gazetën “Bota sot”, politologu i njohur Ramush Tahiri, ka thënë se vizat do të hiqen këtë vit.

Image
Ramush Tahiri

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës për të udhëtuar lirshëm në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian do të bëhet këtë vit sepse janë plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret. Çështja e korrupsionit dhe e krimit të organizuar në shtetin e Kosovës është si të gjitha vendet e tjera dhe është çështje e vlerësimit dhe e percepcionit. Edhe misioni i UNMIK-ut edhe misioni i EULEX-it që nga viti i largët 1999 i kanë pasur kompetencat e plota dhe mandatin ekskluziv për t’i luftuar dhe për t’i parandaluar këto dukuri”, është shprehur ai.

Sa i përket luftimit të korrupsionit, sipas Tahirit, nëse duhet zënë peshqit e mëdhenj, atëherë duhet ditur se ata janë emëruar me bekimin e tyre.

“Tash nëse dikush në BE mendon se duhet zënë peshqit e mëdhenj si shprehen figurativisht e duke menduar në udhëheqësit e institucioneve dhe të agjencive të Kosovës në ministra, zëvendësministra, drejtorë, prokurorë e gjyqtarë, atëherë të kujtohen se të gjithë këta u zgjodhën e u emëruan me bekimin dhe me ndihmën e tyre dhe edhe sot mbahen si të tillë”, vlerëson ai.

Ai thotë se qytetarët e Kosovës po mbahen të izoluar padrejtësisht.

“Mendoj se qytetarët e Kosovës me të padrejtë tash e sa vjet po mbahen të izoluar dhe nuk po u mundësohet lëvizja e lirë sidomos e të rinjve gjë që po ndikon shumë keq në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe në humbjen e perspektivës”, ka përfunduar politologu Ramush Tahiri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat