Avokati i njohur tregon se si mund të hetohet rasti i vrasjes se Behajdin Allaqit

Politika

Avokati i njohur tregon se si mund të hetohet rasti i vrasjes se Behajdin Allaqit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 17 maj 2018 Në ora: 15:40
Tom Gashi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar se do të nis hetimet ndaj deklaratave të deputetit Miliam Zeka, i cili ka thënë se kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka akuzuar Thaçin për vrasjen e Behajdin Allaqit.

Avokati i njohur Tom Gashi tregon se si mund të bëhen hetimet lidhur më këtë rast.

“Prokuroria ka të drejtë ligjore që të fillojë hetimet paraprake pas secilës informatë që ata mund ta marrin nga kushdo dhe në çfarëdo forme”, thotë Gashi për “Bota sot”.

Nga ana tjetër, deputeti Milaim Zeka në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ai i posedon  letrat për mes të cilave sipas tij, Lladrovci akuzon Thaçin për përfshirje në vrasjen e Behajdin Allaqit.

Ai madje ka shtuar se është në gjendje t’i dërgoj në gjykatë këto letra që ai i posedon.

Ndryshe, gazeta ka dërguar pyetje me shkrim edhe në adresë të presidencës për të marr një qëndrim nga presidenti lidhur me deklaratat e Zekës, por ai nuk është përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat