Samiti i Sofjes, profesori ndërkombëtar tregon për çka duhet të jenë të përgatitur shqiptarët

Politika

Samiti i Sofjes, profesori ndërkombëtar tregon për çka duhet të jenë të përgatitur shqiptarët

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 maj 2018 Në ora: 14:32
Foto

Samiti i Sofjes i cili u mbajt dje dhe Kosova ishte pjesëmarrëse si gjitha shtete tjera ka ngritur reagime të shumta e sidomos për sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili u pa në përqafim më presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq.

Profesori dhe publicisti Enver Bytyçi, duke komentuar zhvillimet në Samitin e Sofjes dhe pjesëmarrjen e Kosovës në këtë samit.

Image
Enver Bytyqi

“Derisa Edi Rama përqafohet përzemërsisht me presidentin e Serbisë dhe ky i fundit nuk le rast pa ngritur në qiell kryeministrin e Shqipërisë me lëvdata e çoka politike. Prandaj dhe Thaçi nuk e lëshon kryesimin e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë. As njëri e as tjetri nuk kanë asnjë problem tjetër, nuk duan t’ia dinë as për Kosovën, as për Shqipërinë, mjafton që gazetat të shkruajnë se këta të dy janë politikanët e guximshëm të Ballkanit, njerëzit e kompromiseve të mëdha”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, shqiptarët duhet të jenë të përgatitur, pasi në Bruksel nuk kanë asnjë problem nëse copëtohet ose jo Kosova.

“Shqipëria e Kosova le të digjen, le të shkatërrohen, le të copëtohen, le të ndahen e të përçahen mjafton që këta të dy t’i sundojnë vendet tona si pashallarët e kuq të diktaturës komuniste. Shumë fakte provojnë se edhe Enver Hoxha të njëjtën gjë kishte bërë në kohën e miqësisë së ngushtë me Titon e viteve 1941-1948. Nëse më 1948 ai u shkëput nga Tito dhe u lidh me Stalinin, arsyeja ishte pushteti. Rama e Thaçi janë dy liderë shqiptarë, të tillë sikur diktatori Hoxha t’i ketë nxjerrë nga hunda e tij. Nuk kanë asgjë tjetër në mendje, veç pasurisë dhe pushtetit! Të inkriminuar deri në grykë, gjithkush mund t’i intimidojë dhe shantazhojë. Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur. Në Bruksel nuk kanë asnjë problem nëse copëtohet ose jo Kosova. Atyre u mjafton fakti që dy liderët ose tre liderët ballkanas, ai I Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës, bien dakord dhe kaq. Kjo ishte formula e ambasadorit Ishinger në bisedimet shtesë të korrik-dhjetorit 2007. Këtë formulë me këmbëngulje e ka vënë në tavolinën e bisedimeve presidenti i Serbisë, duke u qarë dhe viktimizuar para evropianeve. Evropianet thashë nuk kanë asnjë problem nëse “palet bien dakord”!”, ka përfunduar profesori Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat