Drejtësia në duart e kriminelëve, kërkohet hetimi i Radomir Laban

Politika

Drejtësia në duart e kriminelëve, kërkohet hetimi i Radomir Laban

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 19 maj 2018 Në ora: 21:13
Pamje nga seanca e djeshme

Kuvendi i Kosovës me 71 vota ka zgjedhur dje anëtarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Radomir Laban. Mirëpo, anëtari i Gjykatës Kushtetuese del të jetë personi i dënuar më parë nga gjykata.

Laban pretendohet se ishte dënuar qysh në vitin 2012 nga Gjykata Themelore në Beograd, si pjesë e një grupi kriminal, i cili kishte kontrabanduar tekstil, teknikë të bardhë, cigare, alkool etj.

Në lidhje me këtë ka reaguar sot deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar të anulohet votimi i Kuvendit përmes të cilit u zgjodh Radomir Laban.

“71 deputetë të Kuvendit, dje votuan për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese një person që është dënuar si pjesë e një grupi kriminal. Mazhoranca së bashku me Listën Serbe kanë vendosur t’a degradojnë secilin institucion në Republikën e Kosovës! Sipas Kushtetutës, Neni 114 paragrafi 2, tani pas zgjedhjes, gjyqtarët emërohen nga Presidenti. Ky person nuk duhet të jetë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese pra nuk duhet të emërohet!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Muhamet Kelmendi, duke komentuar zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, thotë se përmes kësaj mënyre mazhoranca tenton të qëndrojë në pushtet. Nëse një gjyqtar apo një prokuror konstatohet se ka marrë pjesë në krime lufte, sipas Kelmendit, ai nuk duhet të votohet.

“Sesi dhe qysh është qëllimi i mazhorancës, tash dihet, mbetja në pushtet. Po në ligjet pozitive del se kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë nuk duhet të jenë nën hetime, nuk duhet të kenë të kaluar kriminale dhe të dënuar. Për mua dhe këtë e thotë edhe ligji, se nëse një gjyqtar, a prokuror konstatohet se ka marrë pjesë në krime të luftës nuk duhet votuar”, pohon Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai thotë se votimi duhet të rikthehet dhe të zhvillohen hetimet për Radomir Laban.

“Nëse ka marrë pjesë në krime të luftës, atëherë duhet të kërkohet të rikthehet dhe të kapet, e të zhvillohen hetimet. Nuk do të thotë se je votuar dhe ke imunitet. Përkundrazi, nëse hetime konstatojnë apo ka prova kërkohet nga prokuroria të kapet dhe të dalë para gjykatës. Kuvendi ka mundësi të revokon. Natyrisht se zgjedhjet e djeshme duhet të nënshkruhen nga Presidenti. Edhe ky ka të drejtë të kthej gjyqtarin e tillë edhe njëherë në votim me provat e dyshimta dhe të refuzohet. Prokuroria kërkohet të hetojë. Këtë e kërkon shteti ligjor”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat