Dialogu final do të sjell një Ahtisari 2, deputetja e VV-së alarmon për rrezikun

Politika

Dialogu final do të sjell një Ahtisari 2, deputetja e VV-së alarmon për rrezikun

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 maj 2018 Në ora: 13:22
Drita Millaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendi e Kosovës, Drita Millaku mendon se nuk do të ketë dialog final në mes të Kosovës dhe Serbisë duke e parë ecurinë e deritanishme të këtij procesi, ku marrëveshjet e arritura nuk kanë pasur rezultat.

“E para mendoj se nuk do të ketë dialog final Kosovë- Serbi dhe atë duke ditur ecurinë e dialogut të deritanishëm i cili dialog nuk ka sjellë diçka konkrete, nga 33 marrëveshjet e deritanishme nuk ka pasur rezultate të zbatimit në praktik të këtyre marrëveshjeve përveç atyre që kanë qenë në dëm të Kosovës”, ka thënë deputetja e VV-së.

Sipas, Millakut, udhëheqja e dialogut nga presidenti Thaçi është i rrezikshëm për shkak të shantazhimeve ndaj tij dhe është e bindur se si përfundim të dialogu final do të sjellë Ahtisarin 2.

"Dhe tjetra është se  udhëheqja e dialogut  nga Hashim Thaçi është i rrezikshëm për shkak të shantazhimeve ndaj tij dhe jam shumë e bindur se me këtë dialog final që po quhet do të sjellë Ahtisarin 2. Qëllimi tjetër që dialogu të udhëhiqet nga Thaçi është që ai personalisht të qëndrojë edhe për një kohë në skenën politike. Udhëheqja e këtij dialog nga  Thaçi do të jetë katastrofal”, ka shtuar Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat