Deputeti i LDK-së akuzon qeverinë: Pakica ka bllokuar institucionet

Politika

Deputeti i LDK-së akuzon qeverinë: Pakica ka bllokuar institucionet

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 21 maj 2018 Në ora: 22:36
Qeveria Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje është partia e cila do të mbajë tryezën e tretë me partitë politike.

Tryeza e thirrur nga Vetëvendosje mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhje demokratike, që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës,  për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike.

Tryeza e Vetëvendosjes do të mbahet më 25 maj, ndërkaq të gjitha partitë janë ftuar përveç Listës serbe.

Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila ka qenë iniciatorja për mbajtjen e tryezave të tilla, thotë se do të marrin pjesë në tryezën e së premtes dhe do ta japin kontributin e tyre.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Abdyli, pohon se ata do të japin kontributin në tryezat e radhës me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për situatën e krijuar në Kosovë.

Abdyli thotë se institucionet janë bllokuar nga një pakicë, e cila pretendon se e ka shumicën.

Image
Haxhi Abdyli

“LDK-ja si iniciatore e kësaj iniciative normalisht që do të marrë pjesë dhe do të japë kontributin e saj, më gjerësisht mund të flasin edhe nënkryetarët, se ata janë më në ngjarje. LDK-ja natyrisht që do ta japë kontributin edhe në tryezat e radhës me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për situatën që e ka shkaktuar një pakicë parlamentare që i ka bllokuar institucionet në emër të qeverisjes, por nuk e ka shumicën parlamentare, ndërkaq me një pakicë ka bllokuar institucionet. LDK-ja do ta japë kontributin gjithsesi”, deklaron Abdyli për “Bota sot”. Deri më tani janë mbajtur dy tryeza të përbashkëta me partitë politike në vend, e para e organizuar nga LDK-ja dhe e dyta nga PDK-ja. Tryezën e PDK-së e ka bojkotuar Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat