Tahiri flet për tryezën e Vetëvendosjes, tregon pse nuk do të ketë sukses

Politika

Tahiri flet për tryezën e Vetëvendosjes, tregon pse nuk do të ketë sukses

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 22 maj 2018 Në ora: 14:35
Pamje nga tryeza e partive politike

Një tryezë e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje duket se të premten do t’i bëjë bashkë gjitha subjektet politike në vend.

Kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Në lidhje më këtë, politologu Ramush Tahiri, në një deklaratë për “Bota sot”, ka thënë se tryeza e thirrur nga Vetëvendosje nuk do të këtë sukses edhe nëse marrin pjesë të gjitha partitë politike.

Image
Politologu Ramush Tahiri

“Nuk do të ketë efekt se edhe nëse marrin pjesë të gjitha partitë politike edhe për shkak korrektësisë se Vetëvendosje mori pjesë në tryezat që i organizuan ata, nuk ka konsensus nga të gjitha partitë politike për ta quar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Pra nuk bëhen 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj e as 80 vota për ta vete shpërndarë Kuvendin”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, nuk ka kohë për zgjedhje përpara vjeshtës edhe nëse tash merren vesh se nevojiten 45 ditë pra nuk arrihet afati i qershorit.

“Gjithashtu nuk ka kohe për reformë zgjedhore e cila ligjësish duhet të përfundoj gjashtë muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve. Pra tryezë për muhabet e jo për zgjedhje as për zgjidhje”, thënë për “Bota sot” politologu, Ramush Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat