Deputeti i PDK-së tregon se a do të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga Vetëvendosje

Politika

Deputeti i PDK-së tregon se a do të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga Vetëvendosje

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 23 maj 2018 Në ora: 15:34
Pamje nga tryeza e kaluar

Tryezat politike tashmë edhe zyrtarisht janë bërë një formë e rregullt e organizimit të debateve ndërmjet partive politike.

Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, tryeza e tretë me radhë është ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe pse shumica e partive politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, PDK-ja e Kadri Veselit ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Lidhur me këtë çështje, ka folur edhe deputeti i kësaj partie.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, në një prononcim për “Bota sot” thotë se konsensusi për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm.

Beqa thotë se pavarësisht se kush i organizon tryezat, ato janë produktive për vendin.

Image
Hajdar Beqa

“Konsensusi nacional për qytetarët e Republikës së Kosovës është i domosdoshëm. Çdo iniciative për tryezat i shohë produktive, pavarësisht se kush i organizon ato. Megjithatë, ne i kemi edhe institucionet e tona, siç është parlamenti dhe qeveria të cilat duhet ta luajnë rolin e tyre”, është shprehur deputeti i PDK-së.

I pyetur se a do të merr pjesë PDK-ja në tryezën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, Beqa tha se ende nuk ka ndonjë informatë lidhur me këtë çështje.

“Sa i përket se a do të merr pjesë, apo nuk do të merr pjesë Partia Demokratike e Kosovës, ende nuk kam ndonjë informatë  lidhur me këtë çështje dhe nuk e di qëndrimin e partisë. Por, deri më tani, pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje i ka bojkotuar tryezat, PDK-ja çdoherë ka qenë për kompromise, nëse e marrim të kaluarën”, përfundoi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat